E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka pritur sot në një takim veprimtarin e njohur shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Takimi është zhvilluar në kuadër të një vizite kurtuazie, ku diplomatja amerikane ka shprehur mirënjohje për kontributin e tij të gjatë në jetën publike dhe në forcimin e lidhjeve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se Prattipati ka falënderuar Bajraktarin për dekadat e shërbimit të tij publik në ShBA, si dhe për avokimin e vazhdueshëm në mbështetje të partneritetit strategjik ShBA-Kosovë.
“E ngarkuara me punë Anu Prattipati priti sot Harry Bajraktarin për një vizitë kurtuazie në Ambasadë, duke njohur dekadat e tij të shërbimit publik në Shtetet e Bashkuara dhe avokimin e tij të vazhdueshëm për partneritetin ShBA-Kosovë”, thuhet në njoftim./Katror.info











