Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar Michael Roth me Medaljen Presidenciale të Meritave, duke e cilësuar atë si një mbrojtës të palëkundur të së ardhmes së Kosovës në Bashkimin Evropian dhe një zë të fuqishëm për aspiratat e vendit në arenën ndërkombëtare.
“Në Berlin dekorova Michael Roth me Medaljen Presidenciale të Meritave, një simbol mirënjohjeje nga populli i Kosovës,” ka deklaruar Osmani.

Sipas njoftimit të Presidentes Vjosa Osmani në rrjetin social Facebook, ajo ka theksuar se suksesi i Kosovës është forcuar gjithmonë falë miqve që qëndrojnë pranë vendit dhe mbështesin vlerat e demokracisë, lirisë dhe integrimit evropian.
Në këtë kontekst, Osmani ka vlerësuar angazhimin politik 27-vjeçar të Roth, i cili aktualisht kryeson komisionin për punë të jashtme në Bundestagun gjerman dhe më herët ka shërbyer si ministër.
“Faleminderit, z. Roth, për përkushtimin tuaj të palodhur në afrimin e dy vendeve tona dhe angazhimin për thellimin e bashkëpunimit bilateral,” ka përfunduar presidentja Osmani. /Katror.info
Përgatiti:
