Fanatikët e zëshëm që kundërshtojnë deponitë e bërllokut me gjasë janë kënaqur që së fundmi është prezantuar një lloj papuqesh të bëra nga një lloj plastike që biodegradohet.
Lajmi i mirë për papuqet që pasi të gjuhen në mbeturina shpërbëhen vetëvetiu vjen nga një kompani me bazë në Tel Aviv të Izraelit. Nga kompania Balena thonë se këto papuqe kanë jetëgjatësi, janë fleksibile e të buta, që do të thotë se iu përshtaten të gjithë njerëzve, pavarësisht moshës a gjinisë.
Papuqet BioCir prodhohen në Itali dhe në përbërjen e tyre kanë kanellë, që i jep ngjyrën natyrale por edhe aromën. Papuqet që ende nuk kanë dalë në treg, së pari po testohen në Izrael.

Materiali i këtyre papuqeve është zhvilluar me qëllim që industria e modës të ketë alternativë për të hequr dorë nga shfrytëzimi i plastikës e gomës për mbathje apo rroba, si një mënyrë për të parandaluar ndotjen e mëtejme të planetit. Kompania që ka krijuar këtë material deklaron se 92 milionë tonelata të tekstilit (përfshirë përbërësit e këpucëve) hidhen në mbeturina gjatë një viti në botë, e vetëm 12% e kësaj sasie shfrytëzohet për riciklim./Katror.info