Programi Erasmus for Young Entrepreneurs (EYE) është prezantuar për të rinjtë në një takim informues të mbajtur në Europe House, në kuadër të javës së bizneseve startup (Startup Europe Week 2025).
Programi ofron mundësi për ndërmarrësit e rinj nga Kosova që të qëndrojnë deri në gjashtë muaj në një nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian për të përfituar përvojë praktike dhe profesionale në fusha të ndryshme të biznesit.
Gjatë periudhës së shkëmbimit, qëndrimi i ndërmarrësve do të bashkëfinancohet çdo muaj nga Bashkimi Evropian. Programi është i hapur për individë nga 27 vendet anëtare të BE-së dhe vende të tjera partnere si Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Turqia.
Pjesëmarrja në program nuk ka kufizime moshe, përveç kriterit minimal prej 18 vjeç. EYE synon të nxisë inovacionin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar përmes shkëmbimit të njohurive dhe përvojave midis ndërmarrësve të rinj dhe atyre mikpritës.
Mëso më shumë dhe apliko KËTU.