Kosova shumë shpejtë pritet ta ketë Qendrën Nacionale të Xhudos, e cila pritet të ketë standarde evropiane dhe do të jetë multi-funksionale.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku është prezantuar projekti pas vendimit të sotëm për shpronësim.
”Qendra e re multifunksionale do të ofrojë mjedisin e duhur me standarde evropiane për trajnimet e xhudistëve dhe për organizim të garave ndërkombëtare siç janë ato të Lojërave Mesdhetare. Do të jetë një destinacion i veçantë që zhvillon turizmin sportiv ndërsa për ekonominë vendore, do të sjellë ndikim pozitiv duke krijuar mundësi të reja të punësimit e investimeve.
Qendra e re, ndër të tjera, përfshin palestrën sportive, sallën, zhveshtoret dhe toaletet, tribunën për shikues (mbi 700 ulëse), hapësirën për media, 52 dhoma për akomodim dhe bujtinat shtesë, objektin multifunksional me pishina dhe fitnes”, thuhet në njoftim./Katror.info
Përgatiti:
