katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    12 months ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    11 months ago
    Të ngrisim një gotë për…
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Prezantohet projekti i Qendrës Nacionale të Xhudos, e cila pritet të ndërtohet në Pejë
    3 hours ago
    Ekipi përfaqësues i Kosovës gati për një tjetër sfidë ndërkombëtare që do të mbahet në Singapor
    3 hours ago
    Më 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja e Sigurimeve Shoqërore Zvicër-Shqipëri
    5 hours ago
    Ndahen 5.5 milionë euro për rinovimin e Qendrës Nacionale të Xhudos
    8 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    1 year ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    1 year ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Ajo është vajza më e pëlqyer sot në rrjet: Çfarëdo që xhiron, e shet
    3 hours ago
    Ju njohim me tre vajzat e talentuara të aktorit të njohur Sylvester Stallone!
    5 hours ago
    ‘Arti në shkolla’ fillon shtrirjen në Prishtinë
    6 hours ago
    Yll Limani publikon një pjesë të shkurtër nga kënga e re
    6 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    1 year ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    1 year ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Gruaja britanike gjeti macen 11 vite pasi e kishte raportuar të zhdukur
    5 hours ago
    Pse evropianët paguajnë më shumë për iPhone sesa amerikanët
    10 hours ago
    Papagalli që i këndon këngët ikonike të Led Zeppelin
    1 day ago
    Google largon një veçori të rëndësishme për Gmail
    1 day ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    1 year ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Kuti pauze me ve, rrush dhe gjalpë kikiriku, gati sa hap e mbyll sytë
    3 hours ago
    Menemen; vezët “alla” turke që DUHESH me i provu
    7 hours ago
    Oreo-bombica; super-kafshatat që DUHESH me i provu
    7 hours ago
    Tost me djathë dhie dhe pesto, për ty që je merak n’ushqim por nuk ke shumë kohë
    3 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    6 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    11 months ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    1 month ago
    Postimet e fundit
    Ky vend ka vetëm nëntë banorë: Është i stolisur me bukuri të pabesueshme dhe histori të pasur
    3 hours ago
    Pamje nga vendi ku po punohet tuneli i Llogarasë
    2 hours ago
    Ekspozita ‘Identitete të trashëgimisë tonë shpirtërore’, në shëtitoren e Shkodrës
    6 hours ago
    Kompleksi industrial i Trepçës kthehet në destinacion turistik
    10 hours ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: PriFest sjell në Kosovë producentët e “Monthy Python’s Holy Grail” e “King Speech”
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Home » PriFest sjell në Kosovë producentët e “Monthy Python’s Holy Grail” e “King Speech”
People

PriFest sjell në Kosovë producentët e “Monthy Python’s Holy Grail” e “King Speech”

Last updated: 22/09/2023 1:28 PM
11 Shikime
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbi 20 filma premierë kosovarë dhe botërorë, kineastë të njohur, producentë të filmave ikonikë të shpërblyer me çmime Oscar e Bafta, evente të ndryshme dhe muzikë sjell PriFest në edicionin e 15-të, që nisi të martën në mbrëmje.

Në mesin e adhuruesve të filmit drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Pri-Fest, Fatos Berisha dhe drejtoresha e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri hapën festivalin duke shpresuar që kryeqyteti jo vetëm që do të frymojë me festën e filmit, por edhe do të japë mundësinë e krijimit të lidhjeve me kineastët e huaj për bashkëprodhimin e filmave në të ardhmen.

Në një intervistë për Katror Media, Fatos Berisha thotë se e veçanta e këtij festivali është kategoria “Shteti në Fokus” që këtë vit është përzgjedhur të jetë Izraeli. Tjetër gjë që e bën të veçantë këtë festival janë emrat e njohur të producentëve të filmave që kanë lënë gjurmë ne historinë e filmit, siç është producenti i Monthy Pyton ‘s Holy Grail, Mark Forstater, producenti i filmit King’ Speech, Mark Foligno etj.

Mundesh me e lexu edhe…

Ju njohim me tre vajzat e talentuara të aktorit të njohur Sylvester Stallone!

“Disa që janë më specialë është Mark Forstater, që e kemi në jurinë kryesore, që është  producenti i njohur i filmit ikonik Monthy Python and the Holy Grail, mark Forstater, kemi producentin ekzekutiv të King’s Speech, Mark Foligno  që ka 3-4 çmime Oscar e Bafta. Prezenca e emrave kineastëve e bën një festival – festival, por natyrisht edhe ofrimi i filmave. Megjithatë, është më lehtë me i sjell filmat sesa kineastët,” thotë Berisha duke shtuar se PriFest ka pasur nderin që të sjellë përgjatë viteve emra të shquar të kinematografisë duke e shndërruar atë në një festival prestigjioz.

- Advertisement -

“Ne që nga viti i parë kemi arritur ta sjellim një person me emër shumë të madh- Vanesa Radgrave, ajo tashmë edhe është bërë kryetare nderi e bordit tonë edhe emri i saj që në vitin e parë ia ka rrit autoritetin Festivalit edhe na e ka bërë më të lehtë punën. Kjo shkon kështu nëse e thërret dikend të nivelit të lartë dhe i thua se viteve të kaluara te ne kanë qenë këta (emra të shquar) ata krijojnë një farë sigurie që ky është një festival serioz  dhe nëse ata kalojnë mirë këtu e shpërndajnë fjalën,” tha ai.

Këtë vit PriFest ka marrë mbështetje nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Drejtoresha e QKK-së, Blerta Zeqiri thotë për Katror Media se kanë vendosur të mbështesin festivalet vendore të filmave, duke synuar që në të ardhmen ta bëjnë industrinë e filmit – industri kryesore të Kosovës.

- Advertisement -

“Mendoj se jemi rrugës së duhur dhe të drejtë dhe duhet vazhduar këtë valë të progresit që e kemi filluar. Kështu që besoj se duhet të vazhdoje mbështetja institucionale, që është shumë e rëndësishme,” tha Zeqiri, duke theksuar se sivjet QKK do të ndajë një shpërblim të “Best Pitch” për projektin kosovar më të mirë filmik.

Blerta Zeqiri, drejtoreshë e QKK-së

Nata e parë e festivalit u hap me filmin kosovaro-zviceran “Toka brenda meje” nga regjisori Fisnik Maxville, ndërsa Berisha thotë se kinematografia kosovare është duke parë një lulëzim në 10 vjetët e fundit.

“Kjo flet për një rritje brenda këtij 10 vjeçarit dhe tash jemi në fazën kur jemi në trend. Kur vjen një film nga Kosova automatikisht zgjon kërshëri te selektorët e festivaleve ndërkombëtare. Ka qenë shumë vështirë më mbërri deri këtu. Unë  vetë kam qenë drejtor i QKK-së dhe e di sa ka qenë problem me lobu, me i bind me i kqyr filmat ma së pari. Tash e kemi një betejë tjetër të mbetjes në këtë nivel që të mos biem poshtë dhe që nevojitet një angazhim i madh i gjithë industrisë – QKK-së, kompanive, komunitetit tonë – ky është mozaik ku secili e jep kontributin e vet,” tha Berisha për Katror Media.

Suksesit të filmave kosovarë i gëzohet shumë regjisorja Blerta Zeqiri, që është vetë fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare.

“Mundem me thonë se zemra mal po më bëhet kur po e shoh se sa shumë rëndësi ka tani arti i Kosovës në botë, por edhe në Kosovë. Në të kaluarën kur më ka ra me marrë pjesë në festivale me filmat e mi në njëfarë forme kam qenë e vetmuar, që vec unë kam qenë shqiptare dhe gjithë të tjerët kanë qenë të huaj. S’ka pase shanse me dëgju dikënd të flasë shqip Tash nëpër festivale jemi shumë, shkojmë me 2-3 projekte, degjon që flet shqip. Është një zhvillim shumë i bukur i kulturës dhe artit që ka ndodhë dhe shpresoj të vazhdoj,” tha ajo.

Sot në oren 13:00 ne Barabar Center (Grand Hotel, kati 4) mbahet Panel Diskutimi me temën ‘Prezentimi i marreveshjes se bashkeprodhimit Izrael-Kosove’.

- Advertisement -

Panelistë janë: z.Hajrullla Çeku, Minister i Kultures, Ambasadorja e Izraelit ne Kosove znj. Tammar Ziv, Zv.Ministra e Jashtme znj.Liza Gashi, drejtoresha e QKK znj.Blerta Zeqiri dhe  producenti izraelit Kobi Mizrahi, moderator Fatos Berisha, PriFest./Katror.info

Përcillni Katrorin edhe në rrjete sociale

Facebook, Instagram, TikTok, YouTube, X (Twitter), Threads

Përgatiti:

Albana Isufi Jashanica
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info/author/albana4/
    Producenti i "Monty Python and Holy Grail": Kosova ka potencial për filma të mëdhenj
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info/author/albana4/
    Ky është vendi më i sigurt në botë për vitin 2023...
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info/author/albana4/
    Zbulim fantastik: Gjetja e planetëve të pasura me ujë të lëngshëm bëhet 100 herë më e mundshme
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info/author/albana4/
    Aktivistët që e bëjnë arsimin të ecë me kohën

TAGGED: Filma, people, PRIFest
Albana Isufi Jashanica September 22, 2023 September 13, 2023
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Daily Mail Taylor Swift fiton për herë të katërt në karrierë çmimin kryesor të MTV VMA
Artikulli i ardhshëm Foto: Telegrafi Rita Ora shkëlqen me dukjen në tapetin e kuq të MTV Video Music Awards 2023

Mundesh me e lexu edhe...

People

Ajo është vajza më e pëlqyer sot në rrjet: Çfarëdo që xhiron, e shet

2 Shikime
People

Ju njohim me tre vajzat e talentuara të aktorit të njohur Sylvester Stallone!

5 Shikime
Life Style

Kur duhet pirë qumështi, në mëngjes apo në mbrëmje?

8 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

Pages

Home
Kontakti

Kategoritë

Lajme te mira
Katrori YT
People
Viral
Fun
-Kuriozitet
-Life Style
Udhë
Shije

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

Facebook Like
Twitter Follow
Instagram Follow
Youtube Subscribe

Secured by  

 [email protected]
 +38345720430
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë 10000


katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.
Gazetarë, profesionistë të web-it dhe social mediave punojnë me dashuri për me ju sjell Lajme të Mira çdo ditë :)
Qëllimi ynë kryesor është që të promovojmë sa më shumë sukseset e personave dhe shoqërisë ku ata jetojnë e që për lexuesit tanë përbën lajm të mirë!
© 2022 - katror.info


Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
Welcome Back