Kryeqyteti i Kosovës do të rifreskojë identitetin e tij vizual.
Sipas Ligjit për Kryeqytetin, Prishtina nuk është më vetëm komunë dhe sii Kryeqytet, duhet të ketë së paku një emblemë, stemë, vulë dhe flamur të ri.
Nënkryetarja e komunës, Donjeta Sahatçiu, ka bërë me dije se është shpallur thirrja përmes platformës ‘e-Prokurimi’ për kualifikimin e kompanive në ofrimin e shërbimeve për dizajnimin e identitetit të ri.
Duke e ruajtuar simbolin e Hyjneshës, janë ndarë 80,000 euro për dizajnim të të gjitha elementeve dhe materialeve në Kryeqytet dhe përgatitjen e librit të identitetit me udhëzime standarde.
Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në përzgjedhjen e fituesit të këtij konkursi. Mundësia e dizajnimit të identitetit të qytetit tënd nuk vjen shpesh, andaj apliko këtu. /Katror.info