Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga e hëna, më 11 gusht 2025, do të nisë faza e pestë e dezinsektimit hapësinor në kryeqytet.
Sipas njoftimit zyrtar, aktivitetet do të zhvillohen më 11 gusht duke filluar nga ora 20:00, ndërsa hedhja e larvicideve do të realizohet më 11 dhe 12 gusht nga ora 09:00.
Komuna thekson se zbatimi i planit dinamik varet nga kushtet atmosferike, ndërsa në rast të ndryshimit të datave kërkohet mirëkuptimi i qytetarëve.
Ky proces është pjesë e masave parandaluese për kontrollin e insekteve dhe përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare në Prishtinë./Katror.info