Festivali ndërkombëtar i artit të muraleve dhe muzikës, “Meeting of Styles Kosovo – The Chosen Cause”, ka nisur dje në Prishtinë, duke sjellë energji dhe ngjyra të reja në kryeqytet, shkruan Katror.info.
Ceremonia hapëse mblodhi dhjetëra artistë, vizitorë dhe adhurues të artit urban, të cilët mbushën Rrugën B për të ndjekur performanca live, DJ set-e dhe krijime murale që do të vazhdojnë përgjatë tri ditëve të festivalit, nga 8 deri më 10 gusht 2025.
Organizuar çdo vit nga Q’art, ky edicion shënon vitin e nëntë të “Meeting of Styles Kosovo”, një ngjarje që synon të promovojë artin e rrugës, bashkëpunimin mes artistëve vendas dhe ndërkombëtarë, si dhe afrimin e komunitetit përmes kulturës.
Programi muzikor i MOS 2025 ofron performanca të përditshme nga ora 10:00 deri në 23:00, pa biletë hyrjeje, duke e bërë festivalin të qasshëm për të gjithë./Katror.info