I pari i kryeqytetit, Përparim Rama ka thënë se të gjitha shërbimet komunale po përmirësohen në të mirë të qytetarit.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Rama ka shkruar se do t’i propozojnë Kuvendit komunal që largojnë pagesën për veturën e parë për banorët rezident të kryeqytetit.
Po ashtu ai ka thënë se rregullorja tashmë është e gatshme për votim në Kuvend Komunal
“Sot Prishtina Parking nuk i realizon shërbimet e terrenit përmes nënkontraktorëve të shtrenjtë por me mjete dhe automjete të saja. Me blerjen e automjeteve dhe pajisjeve tjera të terrenit ka arritur që t’i kursej rreth 1 milion euro për periudhën 2023-2025.
Këto kursime kanë krijuar mundësinë që së bashku me Sokol Havolli, kryeshefin ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje publike të Kryeqytetit, t’i propozojmë Kuvendit Komunal edhe largimin e pagesës për veturën e parë për banorët rezident, sepse mundësitë financiare lejojnë këtë ndryshim dhe nuk cenojnë investimet. Rregullorja tashmë është e gatshme për votim në Kuvend Komunal”, ka thënë Rama.
Gjithashtu, ai u shpreh se janë të kënaqur që për një kohë të shkurtë kanë arritur të kthejnë konceptin nga një ndërmarrje e kundërshtuar në një ndërmarrje të kërkuar nga lagjet.
“Kemi ende punë, përmirësime dhe investime për të realizuar me Prishtina Parking”, ka thënë Rama./Katror.info
Përgatiti:
