Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka bërë të ditur se janë procesuar mbi 17 milionë euro për fermerët.
Peci këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera ka shkruar se këto mjete do të procesohen në llogaritë bankare të fermerëve.
“Mirëmëngjesi të dashur fermerë. Sot u procesuan 17.1 milionë euro për ju, mbështetje nga Programi për Pagesa Direkte 2025. Këto mjete do të transferohen për pak ditë në llogaritë e juaja bankare. Ju lumshin duart për mundin që bëni për të ushqyer Kosovën”, ka shkruar Peci. /Katror.info