Kompania e njohur amerikane për prodhimin e automjeteve për kamping dhe rimorkio, Winnebago, ka prezantuar furgonin për kamping që do të jetë tërësisht elektrik.
Modeli që ka shumë ngjashmëri me Ford E-Transit, ofron më shumë hapësirë dhe vendosje të pajisjeve, si një banjë e përkohshme, kuzhinë, zonë ndenjëse dhe dhomë gjumi, duke u dhënë udhëtarëve komoditetin që do të prisnin nga një automjet rekreativ.
Për sa i përket teknologjisë, furgoni një bateri 68 kilovat si standard, duke ofruar një distancë të vlerësuar prej 126 miljesh me një karikim të vetëm për variantin e çatisë së ulët.
Kjo bateri mund të jetë e gatshme nëse ky furgon do të ishte në funksion të autoambulancave, por jo edhe për shfrytëzim për rrugë të gjata.
Brendia është veshur me lëkurë, duke sugjeruar që pjesa e brendshme bazë mund të përmirësohet me disa elementë më luksozë varësisht prej kërkesave të blerësve./Katror.info