A ke ra n’hall se çka me marrë me vehte n’punë ose çka me ju përgatitë fëmijëve për shkollë, sepse edhe ushqimi i gatshëm ju asht ba bajat? Mos u merakos, sepse ne e kemi nji super ide se çka mundesh me përgatitë.
Kuti pauze me bizele, perime dhe humus asht sygjerimi jonë për kando që don me u ushqy mirë, shnetshëm e pa u lodhë shumë n’përgatitje t’shujtave. Andaj, edhe ky sygjerim asht ma i lehtë se e lehta. Këtë e dëshmojnë udhëzimet tona t’maposhtme.
PËRBËRËSIT (1 servim):
1 grusht tomatina (t’prera n’mes)
1 gotë bizele t’ziera
1 kastravec (i prerë n’rriska)
1 lugë gjelle humus
4 ullinj kallamata
1/4 avokado (i prerë n’rriska)
1 lugë çaji lang limoni
1 lugë çaji fara susami (Opsionale)
PËRGATITJA:
Zieji bizelet n’ujë me kripë për 5-7 minuta. Kulloji dhe shpërlaji me ujë t’ftohtë e pastaj shtoji n’kutinë e pauzës. Shto tomatinat dhe kastravecat, bashk me ullinjtë. Mos harro me i shtu avokados lang limoni sipër e me i vendosë rriskat e avokados bashk e humusin n’kuti. Sipër bizeleve dhe perimeve shto pak susam po deshe. Mbylle kutinë e fute n’frigorifer. dhe kurdo që untohesh nxjerre dhe haje – nuk ke nevojë me e nxe pjatë fare, meqë hahet e ftohtë.
REZULTATI:
Ti mundesh t’njejëtën përgatitje me e ba edhe për fëmijët e me ua dhanë për shkollë, ose me përgatitë shujtën e njejtë për 2 ditë rreshtazi dhe me e rujtë n’frigorifer pa problem. N’rast se dëshiron me përgatitë ndonji supë e me e shoqnu këtë pjatë me to, përgatitë imuno-supën me karrotë dhe xhenxhefil. Kurse nëse je ma tepër kah anon për smoothie, ne ta rekomandojmë smoothie-n proteinik me ananas. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria