Në Fakulteti e Arteve në Universitetin e Prishtinës, sot do të mbahet një ligjeratë për studentët e Arteve Dramatike me producentin dhe skenaristin e njohur amerikan Webster Stone.

Të gjithë studentët që vijojnë studimet në departamentin e Dramaturgjisë, sot do te kenë mundësinë të dëgjojnë ligjëratën dhe po ashtu do të kenë rastin të bashkëbisedojnë për funksionimin e kinematografisë në Hollywood, dhe për sfidat dhe përparësitë e kineastëve.

Së bashku me producentin Webster Stone do të jetë edhe regjisori shqiptar Bujar Alimani të cilët së bashku do të ndajnë përvojat e tyre para studentëve pjesëmarrës. Takimi do të mbahet në Teatrin e studentëve, sot, më 10 tetor në ora 14.00
Përgatiti:
