Agjensia e Punësimit në Kosovë ka njoftuar të gjithë të interesuarit se ka filluar me Programin e Vetë-Punësimit dhe Ndërmarrësisë për vitet 2023-2024.
Kjo mbështetje ka për synim të rinjtë e talentuar dhe ambiciozë, sipas njoftimit nga kjo agjenci.
APRK përmes këtij programi, do të ofrojë grante për kapitalin e nevojshëm për të startuar biznesin të rinjtë.
“Programi i vetë-punësimit 2023-2024 është hapur! Rasti yt për të krijuar biznesin tënd është këtu. Nëse je 18-29 vjeç, aplikoni tani dhe transformoni idetë në realitet me trajnim, mentorim dhe grant deri në 3000€,” thuhet në njoftim./Katror.info