katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Themelohet Këshilli i ri Drejtues i Universitetit të Prishtinës
    27 minutes ago
    MPB publikon faqen e re Paviza.eu, udhëzuesin për udhëtimet në zonën Schengen
    60 minutes ago
    Kush është Zohran Mamdani, migranti 34-vjeçar që do të udhëheqë New Yorkun
    42 minutes ago
    Ndërmarrjet ftohen për pjesëmarrje në forumin biznesor Kosovë-Japoni
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shqipëri–Kosovë: Kalim kufitar pa kontrolle deri më 28 shkurt 2026
    1 day ago
    Prishtina Kino Kabaret 2025 hap dyert për të rinjtë krijues
    2 days ago
    Filharmonia e Kosovës sjell ciklin e koncerteve për piano të Beethovenit
    2 days ago
    Federata e Xhudos së Kosovës nënshkruan Deklaratën “Brighton Plus Helsinki”
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Macaulay Culkin rikthehet në rolin ikonik si Kevin McCallisteri i filmit “Home Alone”
    7 minutes ago
    Rita Ora flet shqip për një arsye të veçantë
    16 minutes ago
    Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje prestigjioze në Itali
    3 hours ago
    “Paddington the Musical” sjell arushin e dashur në skenë
    14 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    1 day ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    1 week ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    1 week ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Zbuloni përfitimet shëndetësore të pluhurit të kakaos!
    1 day ago
    Pse çokollata po shtrenjtohet?
    2 days ago
    Kombinimi i mjaltit dhe i kanellës sjell disa përfitime
    2 days ago
    Dobitë shëndetësore të farave të kungullit
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Kabina lundruese në Grenlandë që ofron një përvojë unike
    42 minutes ago
    Vendet më të lidhura me natyrën, sipas një studimi të ri ndërkombëtar
    15 hours ago
    Kandovani – fshati i gdhendur në shkëmb që nuk është braktisur kurrë
    6 days ago
    Chefchaouen, qyteti që është lyer i gjithi me blu
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Projekti ‘Biçikletat e qytetit’ gati në fund të qershorit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Projekti ‘Biçikletat e qytetit’ gati në fund të qershorit

Last updated: 06/06/2024 1:02 PM
119 Shikime
Shpërndaje
Foto: Alban Zogaj / Facebook

Transporti konsiderohet si një nga shkaqet kryesore për rritjen e gazrave serrë në atmosferë, duke ndikuar në ngrohjen globale. Ngasja e një biçiklete konsiderohet zgjidhje ideale për të ndihmuar mjedisin. Këtë po tenton ta bëjë edhe Komuna e Prishtinës, përmes projektit ‘Biçikletat e qytetit’.

Shumë shpejt do të nis fushata informuese për qytetarët rreth përdorimit të sigurt të biçikletave, që pritet të jenë gati në fund të muajit qershor. 100 biçikleta do të jenë në dispozicion për qytetarët e Prishtinës, në 10 stacione të ndryshme.

Lokacionet ku do të vendosen biçikletat janë në Rrugn B, Sheshin “Zahir Pajaziti”, Lagjen e Konvikteve, Bulevardin “Bill Clinton”, Stacionin e Autobusëve, Parkun e Taukbahçes, lagjen Ulpiana dhe në afërsi të shkollës së mjekësisë “Ali Sokoli”.

Mundesh me e lexu edhe…

Alban Zogaj, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, tha se biçikletat do të mund shfrytëzohen gjatë ditës sipas nevojës dhe më pas të kthehen në njërin nga stacionet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Qytetarët duhet të regjistrohen në sistem, sepse nuk mund t’i shfrytëzojnë biçikletat pa u regjistruar. Pas regjistrimit në sistem, ata bëjnë pagesën dhe shfrytëzojnë biçikletat. Pagesa do të jetë simbolike, do të jetë për orë dhe do të paguhet online përmes sistemit digjital që do ta komunikojmë shumë shpejt”, u shpreh Zogaj.

Ai thotë se përdoruesit e rregullt të biçikletave do të mund të përfitojnë orë falas. Gjithashtu përmend edhe planet për të ardhmen në lidhje me këtë projekt.

“Për momentin, kemi vetëm biçikleta standarde, më vonë po mendojmë të hyjmë edhe në projekte për fëmijë”, u shpreh nënkryetari i Prishtinës.

Në lidhje me këtë projekt, Prishtina Parking do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e komplet sistemit dhe mirëmbajtjen e parkingjeve të biçikletave.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Berat Rakovica, kryetar i komunitetit të çiklistëve ” Marakli t’Biçiklave”, thotë se janë skeptikë për suksesin e këtij projekti,  për shkak të faktorëve të ndryshëm që duhej të ishin adresuar paraprakisht, si infrastruktura dhe koordinimi i duhur.

“Iniciativa për vendosjen në përdorim të 100 biçikletave mund të konsiderohet si një fazë testuese për të vlerësuar funksionalitetin e sistemit të ‘bikeshare’. Duke marrë parasysh nevojat për një projekt të tillë, e shohim këtë iniciativë si të vonuar, por të domosdoshme”, u shpreh Rakovica.

Ai shtoi se Prishtinës i ka munguar një projekt i tillë, pasi është e ngulfatur nga makinat dhe uzurpimi i hapësirave publike. Sipas Rakovicës, ky projekt është i domosdoshëm për të lehtësuar trafikun dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës në qytet.

“Aktualisht, nuk ka shtigje të mjaftueshme për biçiklistët dhe ato që ekzistojnë nuk mbulojnë të gjitha 10 lokacionet e parashikuara për ‘bikeshare’. Mendojmë se lokacionet nuk janë përcaktuar në koordinim të plotë me komunitetin dhe nuk janë pika strategjike për një sistem efektiv të ‘bikeshare’”, tha Rakovica.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas tij, ku projekti pritet të nxisë përdorimin e biçikletave, por praktikisht mund të ketë sfida të mëdha, si rritja e rrezikut në komunikacion për shkak të mungesës së infrastrukturës së duhur, edukimit dhe informimit. Kjo, sipas tij, mund të çojë në vetëaksidente apo aksidente mes çiklistëve dhe makinave, çiklistëve dhe këmbësorëve, si dhe mes vetë çiklistëve.

Agron Bektashi, ekspert i çështjeve mjedisore, u shpreh se komuna duhet të bëjë një kampanjë vetëdijësuese, që të i nxisë qytetarët të përdorin biçikletat në mënyrë që të bëhet një kulturë e përgjithshme qytetare dhe të fitohet bindja se përdorimi i tyre është në të mirën e qytetarëve.

“Është një projekt dhe ide e qëlluar, pikë së pari se e shkarkon trafikun e qytetit, pasi siç dihet Prishtina ka një trafik mjaft të ngarkuar. Si pikë e dytë me rëndësi është se kontribuon në shkarkimin e gazrave të cilat lirohen nga makinat dhe e treta bën një kulturë qytetare që të përdorin sa më shumë mjete alternative përveç makinave”, tha Bektashi.

Vesel Veseli, qytetar i Prishtinës, tha se ky projekt është një ide e mirë, në mënyrë që të pastrohet ajri duke mos u endur me vetura që ndotin ajrin.

“Derisa kam mundësi e forcë fizike do të lëviz, pasi edhe nga ana mjekësore është e preferuar. Unë nuk do ta përdori për veti, por të lirë janë qytetarët që dëshirojnë ta përdorin”, tha Veseli.

Ndërtimi i shtigjeve të çiklizmit nëpër qytet është pjesë e planit 12 vjeçar të mobilitetit. Komuna e Prishtinës ndan çdo vit buxhet të veçantë për implementim për ndërtimin e shtigjeve të çiklizmit, blerjen e biçikletave, si dhe ndërtimin e stacioneve për parkim./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    David Beckahm shpallet kalorës nga Mbreti Charles
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Paddington the Musical” sjell arushin e dashur në skenë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rita Ora dhe Yll Limani ndezin rrjetin me një ide bashkëpunimi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Pse bëkan koalicionet nëpër komuna, e jo edhe për qeveri?
TAGGED:Alban Zogajbicikletatbikeskryeqyetetilajme të miraPrishtinatop4tophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm UEFA publikon aplikacionin EURO 2024, përmban informacione të rëndësishme për tifozët
Artikulli i ardhshëm Bebe Rexha nderohet me çmim për kontribut në muzikë në ‘BMI Pop Awards’

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Shqipëri–Kosovë: Kalim kufitar pa kontrolle deri më 28 shkurt 2026

17 Shikime
Lajme të mira

Prishtina Kino Kabaret 2025 hap dyert për të rinjtë krijues

42 Shikime
Lajme të mira

Filharmonia e Kosovës sjell ciklin e koncerteve për piano të Beethovenit

40 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?