Down Syndrome Kosova ka bërë të ditur se në kuadër të projektit “Kultura pa barriera”, i realizuar në bashkëpunim me OJQ “Podrži me”, po zhvillohen me intensitet të lartë provat teatrore me të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale nga komunitetet shqiptare, serbe dhe boshnjake.
Kjo iniciativë po krijon një hapësirë të re bashkëpunimi, ku arti përdoret si urë lidhëse për dialog, mirëkuptim dhe përfshirje. Në provat e përbashkëta, pjesëmarrësit po zhvillojnë kreativitetin, vetëbesimin dhe ndjenjën e përkatësisë, duke dëshmuar se kultura mbetet një mjet i fuqishëm për tejkalimin e barriera sociale.
Projekti “Kulturë pa Barriera” mbështetet nga Programi i Bashkëpunimit Zviceran (SCP), përmes Ambasadës së Zvicrës në Kosovë./Katror.info











