katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Pse gjithnjë e më shumë njerëz po iu shmangen lajmeve negative?
    7 hours ago
    Trumpi sugjeron se është arritur marrëveshje me Kinën për TikTok-un
    12 hours ago
    Kurti pret koordinatorin e ri të OKB-së në Kosovë, Stephen O’Malley
    13 hours ago
    Uji i Badocit ende i papërdorshëm për pije
    13 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    BE mirëpret gjeneratën e re të nëpunësve të Kosovës
    10 hours ago
    Vera e Kosovës në Meny Valby – një hap i ri drejt tregut danez
    14 hours ago
    Me çmimet kryesore dhe një natë plot glam, PriFest mbyll edicionin e 17-të në Prishtinë
    17 hours ago
    Drilon Hajrizi rrëfen emocionet e pikëve të para për Kosovën dhe pranimin në FIBA
    19 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Wind of Change” pushton Tiranën, Scorpions ‘ndezin’ kryeqytetin me koncertin në sheshin Skënderbej
    6 hours ago
    Starlink i Elon Musk raporton ndërprerje
    16 hours ago
    Emmys 2025: “Adolescence”, “The Studio” dhe “The Pitt” dominuan mbrëmjen
    17 hours ago
    Owen Cooper i serialit “Adolescence” fituesi më i ri në historinë e çmimeve Emmy!
    18 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çfarë është platforma e OpenAI që pritet ta sfidojë LinkedIn-in?
    5 days ago
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    2 weeks ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    4 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Sa vezë duhet të hamë në ditë?! 
    11 hours ago
    Vezët e peshkut, burimi natyral i shëndetit të mirë
    5 days ago
    Është sezoni i tyre, këto janë vetitë shëruese të Shegës
    5 days ago
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    12 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Oktoberfest 2025 dhe Mynihu që shndërrohet në kryeqytetin botëror të birrës!
    15 hours ago
    Gryka e Neredimes po shndërrohet në destinacion të ri rekreativ në Ferizaj
    3 days ago
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    1 week ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Projekti më i madh urban i Evropës – Qyteti port i Hamburgut
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Udhë

Projekti më i madh urban i Evropës – Qyteti port i Hamburgut

Last updated: 19/01/2023 10:22 PM
261 Shikime
Shpërndaje

25 vjet pas marrjes së vendimit nga Këshilli i qytetit, kantieri më i madh urban në Europë ka arritur kulmin e tij. Pavarësisht nga krizat, ndërtimi i lagjes së re të Hamburgut në breg të detit, është duke ecur

Andreas Kleinau vështron me optimizëm nga dritarja e zyrës së tij në port. Drejtori i menaxhimit të projektit urban HafenCity Hamburg GmbH, hedh sytë mbi lagjen historike të magazinave të portit dhe mbi ndërtesat moderne me apartamente banimi dhe zyra, në rrugën Osakaallee. “Nga ana optike shkojnë shumë! E kuqja tipike e tullave të Hamburgut bën bashkë të vjetrën dhe të renë,” thotë Kleinau, të cilit iu desh të dëgjonte para fundvitit edhe kritika të shumta.

Kritika më e rëndë thoshte se lagjia e re “thith” fuqinë blerëse të qytetit, i cili ashtu kështu lufton me pasojat e pandemisë. Kleinert e hedh poshtë akuzën, se mungojnë lidhjet midis portit dhe qendrës së qytetit: “Ka shumë rrugë, më këmbë ose me autobus apo metro, nën tokë ose mbi tokë duke kapërcyer një nga urat e shumta që të çojnë nga qendra në Elbë. Por këto lidhje mund të përmirësohen edhe më shumë.

Mundesh me e lexu edhe…

Historia filloi 25 vjet më parë me marrjen e vendimit nga parlamenti i qytetit të Hamburgut, Këshillit të qytetit. Në atë kohë ishte e vështirë të imagjinoje se si një koleksion i mykur bazenash porti, magazinash të zbrazura, deposh dhe vinçash mund të kthehej në një lagje mahnitëse me projekte ndriçuese, si Filarmonia e Elbës dhe Kulla e Elbës. Lagjia e re me 150 hektarë sipërfaqe banimi, zyrash, aktivitetesh kulture dhe parkimi, me 2,4 milionë metra katrorë sipërfaqe planimetrie, tërheq sot jo vetëm hamburgasit dhe banorët e rinj por edhe firmat, hotelet dhe muzeumet ndërkombëtare. Guri i parë i themelit u hodh më 9 prill 2001.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për Hamburgun, qytet i pavarur (land federal) dhe qytet port, projekti i Elbës është ende një gur prove: 25 vjet ndërtim, plot me skandale, ndalime punimesh dhe vdekje investitorësh. Më kryesorja është Filarmonia e Elbës, që shkruajti histori edhe me rritjen e madhe të shpenzimeve (nga 60 milionë eurot e propozuara fillimisht, projekti harxhoi gati një miliardë euro). Sot, qyteti, investitorët dhe kompanitë e shfrytëzimit bëjnë një bilanc pozitiv pas kapërcimit të pandemisë së COVID-19.

Për më tepër “në HafenCity janë investuar deri në vitin 2020 rreth 13 miliardë euro, prej të cilave dhjetë miliardë janë investime private. Rreth 3 miliardë janë investime publike, prej të cilave gjysma financohet sërish nga shitjet e tokave të ndërtimit”, llogarit Andreas Kleinau dhe shpjegon se që me fillimin e projektit HafenCity, qyteti i pavarur dhe port i Hamburgut, i futi tokat në një të ashtuquajtur asete të posaçme të qytetit dhe portit. Nga shitja e tokave u financuan projekte infrastrukture si ndërtimi i rrugëve, urave ose parqeve. Gjysma tjetër e investimeve publike si për shembull për universitetin, shkollat ose ndërtimet kulturore vijnë nga buxheti i qytetit shoqëruar nga mjetet financiare të federatës.

Fokusi është drejtuar tek mijëra vizitorët që vijnë me transoqeanikë nga e gjithë bota në portin e Hamburgut, ankorohen aty, kalojnë natën dhe duan të konsumojnë. Në hotelin “The Westin”, hotelin me katër yje që ndodhet direkt pranë Filarmonisë së Elbës për shembull, donin të kalonin natën kur u hap hoteli pesë vjet më parë, aq shumë njerëz sa që turma nuk mund të përballohej. Njerëzit që jepen pas muzikës dhe arkitekturës, nga Gjermania dhe vendet e tjera nuk kanë pasur si synim të vizitojnë vetëm sallën e koncerteve në ish magazinat, Kaispeicher A. Menaxherja e përgjithshme Madeleine Marx thotë se: “Ideja e një salle koncertesh që të ketë hotelin e vet me çmime të arsyeshme, ka funksionuar.” Hoteli me pishinë dhe një hapësirë të madhe relaksimi, që shtrihet në qendrën e vjetër të magazinave dhe pas harqeve me më shumë se 1000 dritare të mëdha të Elfit, ka qenë shumë i ngarkuar”, thotë drejtoresha e hotelit. Nëpërmjet Filarmonisë së Elbës, Hamburgu është kthyer në pikë turistike të preferuar në nivel ndërkombëtar.           

“Pandemia arriti t’i jepte një shtysë kësaj tendence në fakt,” konfirmon Michael Otremba nga kompania Hamburg Tourismus GmbH. Në shifra kjo do të thotë më shumë se 1,5 milionë fjetje në një muaj të vetëm të verës. 88 mijë vetë punojnë në sektorin e turizmit në qytetin port.

Ndërkohë vinçat e ndërtimit vazhdojnë punën. Për shembull në Überseequartier, ku është duke u ndërtuar një qendër tregtare nëntokësore. Edhe themelet për tre hotele të tjera janë hedhur. Turistët që vijnë me anije do të kalojnë direkt nga terminali i anijeve në qendrën tregtare. Ky truk arkitektonik, në brendësi një kilometër e gjatë, kritikohet shumë nga biznesmenët e qytetit port. A është duke filluar lufta e konkurrencës? Madeleine Marx nga Westin mendon se potenciali i qytetit port nuk është shfrytëzuar plotësisht: “Që para 30 vjetësh ne pyesnim “edhe një hotel tjetër”? Nga do vijnë gjithë këta turistë? Por deri tani ka pasur turistë sa të duash.” Ajo mendon se rezervat më të mëdha për Hamburgun ndodhen tek tregjet e huaja, pikërisht përtej detit.

Mundësi shumë të mëdha ka për shembull Kulla e Elbës që pritet të ndërtohet, një grataçelë 245 metra e lartë, me një investim prej një miliardë dollarësh, që ndodhet në lindje të qytetit port, në krah të urës së Elbës dhe që mendohet t’i japë fund projektit HafenCity. Financimi është ende i pasigurt, në katin e 55 është planifikuar të ndërtohet një platformë panoramike. Me hotelin “Nobu”, që ndodhet në lartësi marramendëse dhe bashkëpronar Robert de Niron, firma e ndërtimit Signa ka vendosur të ndërtojë një hotel luksoz. /Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Wind of Change” pushton Tiranën, Scorpions ‘ndezin’ kryeqytetin me koncertin në sheshin Skënderbej
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Pse gjithnjë e më shumë njerëz po iu shmangen lajmeve negative?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Owen Cooper i serialit “Adolescence” fituesi më i ri në historinë e çmimeve Emmy!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kthimi i lulediellit në Kosovë
TAGGED:EvropeHamburgudhe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Një robot-punëtor ndërtimi!
Artikulli i ardhshëm Lojtari i ndeshjes në Zambi merr si shpërblim pesë pako vezë
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Udhë

Oktoberfest 2025 dhe Mynihu që shndërrohet në kryeqytetin botëror të birrës!

22 Shikime
Udhë

Gryka e Neredimes po shndërrohet në destinacion të ri rekreativ në Ferizaj

24 Shikime
Udhë

Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët

16 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?