Disa njerëz i mbërrijnë qëllimet e disa të tjerë jo. Më poshtë i gjeni disa arsye pse.
1.Ata e përcaktojnë suksesin fillimisht për veten. Duke vepruar kështu, ata më pas mund të planifikojnë hapat e tyre drejt suksesit, duke mos u shpërqendruar nga faktorët që përdorin njerëzit e tjerë për të matur suksesin.
2.Ata bashkohen me njerëz të tjerë, të cilët kanë qëllime dhe vlera të ngjashme me ta, si dhe i japin përparësi krijimit të lidhjeve dhe komunitetit. Të gjithë ne fillojmë t’u ngjajmë njerëzve me të cilët shoqërohemi, kështu që personat e suksesshëm krijojnë shoqëri të mirë.
3.Ata kapërcejnë frikën në mënyrë që të mund të provojnë gjëra të cilat nuk i kanë bërë kurrë më parë. Njerëzit e suksesshëm e dinë se kjo është mënyra e vetme për t’u rritur dhe për t’u bërë ai personi që duan të jenë.
4.Ata rikonceptojnë marrëdhënien e tyre me dështimet, pasi e dinë se një person nuk mund të dështojë nëse vazhdon të bëjë përpara. Nëse ju nuk bëni kurrë gabime, atëherë kjo do të thotë që nuk po e hapni veten tuaj ndaj sfidave të reja.
5.Ata pranojnë të mësohen nga të tjerët, janë mendjehapur dhe kureshtarë. Jeta është një mësim për ta dhe, falë kësaj mendësie, ata janë gjithmonë të etur për të mësuar.
6.Ata kërkojnë mbështetje kur kanë nevojë, edhe nëse kjo do të ishte e sikletshme për ta.
7.Ata bëhen njësh me intuitën dhe me zërin e tyre të brendshëm, duke i përdorur këto elemente si busull për t’u orientuar.
8.Ata dëshirojnë të rriten si njerëz, më tepër se sa të qëndrojnë në zonën e tyre të komfortit dhe të ndihen sikur nuk po ecin përpara.
9.Ata e kuptojnë se progresi është shpesh shumatorja e fitoreve të vogla që arrihen ngadalë, njëra pas tjetrës.
10.Ata shpenzojnë kohën e nevojshme duke pushuar, duke u qetësuar, duke festuar dhe duke u argëtuar.
11.Ata rishikojnë mendësitë e tyre për të kuptuar më mirë veten, për të çmësuar gjërat që nuk po u shërbejnë atyre dhe për të krijuar modele më të dobishme të të menduarit.
12.Ata janë mendjehapur ndaj jetës, në rastet kur paraqiten mundësi që nuk janë në axhendë, por që mund të jenë më të mira.
13.Ata gjejnë njerëz që kanë ndjekur rrugëtimin e tyre më parë dhe i bëjnë këta njerëz pjesë të misionit të tyre, në formën e trajnerëve, këshilltarëve, mentorëve dhe miqve.
Ndërsa lexoni këtë listë, a mendoni se po pohoni me kokë, në shenjë dakordësie, më shumë herë sesa po mendoni, “nuk jam fare njeri i tillë”?
A ka ndonjë fushë ku mund të përqendroheni më tepër, e cila do t’ju ndihmojë që të afroheni më pranë qëllimeve tuaja? /Monitor.al