Paris Saint-Germain është shpallur fitues i Superkupës së UEFA-s, pas një ndeshje dramatike kundër Tottenham Hotspur, ku francezët janë rikthyer nga disavantazhi 0-2, duke barazuar në momentet e fundit dhe më pas duke fituar pas ekzekutimit të penalltive.
Tottenham është dukur se do ta fitojë përballjen, pasi e kishte ndeshjen nën kontroll pas golave të Micky van de Ven në minutën e tridhjetë e nëntë dhe Cristian Romero në minutën e dyzet e tetë. Por PSG nuk është dorëzuar. Kang-In Lee e ka shkurtuar diferencën në minutën e tetëdhjetë e pestë me një goditje të saktë nga skaji i zonës, ndërsa Goncalo Ramos në minutën e nëntëdhjetë e katërt me një goditje nga afërsia e ka barazuar rezultatin në 2-2, duke çuar ndeshjen në penallti.
Në ndryshim nga formatet e kaluara, nuk ka pasur vazhdime me dy pjesë nga pesëmbëdhjetë minuta dhe skuadrat kanë kaluar direkt te penalltitë.
Vitinha e ka humbur penalltinë për PSG, ndërsa për Tottenham kanë gabuar Van de Ven dhe Tel, shkruan RTK. Në fund, Nuno Mendes e ka vulosur fatin e ndeshjes me gjuajtjen vendimtare, duke bërë që ekipi francez ta fitojë trofeun./Katror.info