Kontrata e punës u siguron punëmarrësve dhe punëdhënësve një mënyrë më të lehtë për të kuptuar të drejtat dhe obligimet përkatëse, dhe është element kyç për ekonomi formale.
Në vazhdën e masave për formalizimin e ekonomisë, MFPT ka përgaditur kontrata pune standarde, të cilat mund të merren si kopje fizike nëpër zyret rajonale të punësimit, apo si kopje elektronike në vegëzën në vijim: https://mfpt.rks-gov.net/Puna/Page/305
Kontrata e punës është dokumenti i parë që nënshkruhet nga punëdhënësi dhe i punësuari dhe me të njejtën sigurohet edhe mbrojtja ligjore për të dyja palët. Me nënshkrimin e kontratës krijohet edhe marrëdhënia e punës. Qëllimi i kontratës së punës është që të sigurohet që si punëdhënësi ashtu edhe i punësuari të kenë të qartë se çfarë pritet nga të dyja palët gjatë periudhës së marrëdhënies së punës.
Sapo të nënshkruhet kontrata e punës, i punësuari ka të drejtë të regjistrohet në:
- Administratën Tatimore të Kosovës
- Trustin Pensional të Kosovës
Formalizimi i marrëdhënies së punës
Për të vërtetuar nëse jeni të deklaruar si i punësuar tek punëdhënësi aktual ju lutem ndjekni linkun e bashkangjitur: https://apps.atk-ks.org/regemployer
Shih më poshtë shabllone të kontratës të punës:
– Kontrata e punës për periudhë të caktuar(word)
– Kontratë pune për kohë të pacaktuar(word)
– Kontratë punë për punë dhe detyra specifike(word)