Kënga e fundit e bendit legjendar, The Beatles, është publikuar më në fund.
E titulluar “Now And Then”, ajo i përfshin që të katër anëtarët, Paul McCartney, Ringo Starr, George Harrison dhe John Lennon.
Ky projekt ishte paralajmëruar fillimisht nga McCarntey në qershor kur ai e konfirmoi se po punon në një këngë të re me bateristin , e që do ta kompletonte këngë “e fundit” në diskografinë e Katërshes Fantastike.
Kënga e re e shumëpritur e Beatles me katër anëtarët, u publikua falë teknologjisë së inteligjencës artificiale (AI).
Nëpërmjet inteligjencës artificiale, në këngë është edhe zëri i anëtarit të saj John Lennon, i cili vdiq 43 vjet më parë.
Sipas BBC, kënga “Now And Then”, e bazuar në xhirimet demo të viteve 1970 nga anëtari i grupit Lennon, u përfundua vitin e kaluar nga kitaristi i grupit Paul McCartney dhe bateristi i grupit Ringo Starr.
Duke shpjeguar se zëri i Lennonit është transmetuar qartë në këngë, McCartney tha: “Emocionuese është ende të punosh me muzikën e ‘The Beatles’ edhe në 2023 dhe të përgatitesh për të nxjerrë një këngë të re që publiku nuk e ka dëgjuar ende”./Katror.info