Pa dyshim se OASA është shtëpia e profesionistëve dhe akademikëve shqiptarë në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Blerta Lazebeu është kryetare e “Organizatës së të Diplomuarve dhe Studentëve Shqiptarë në Gjermani” (OASA).
Ajo tregon se qëllimi kryesor për të është ndihma që u ka dhënë dhe vazhdon të jep studentëve shqiptarë në Gjermani.
Mbi të gjitha mbi sfidën e të përshtaturit me kulturën gjermanike dhe nevojën për të pasur një pikë takimi të përbashkët për studentët shqiptarë.
“Ideja e krijimit të OASA-s lindi nga një grup studentësh të Universitetit Teknik të Berlinit, si pasojë e mungesës së një rrjeti takimi e bashkëpunimi mes studentëve dhe të diplomuarve shqiptarë në Berlin dhe rrethina. Tanimë, OASA ka mbi 45 anëtarë të disiplinave të ndryshme dhe po shndërrohet gjithmonë e më tepër në një komunitet me në fokus profesionistët dhe akademikët në diasporë”, tregon Blerta./Katror.info