Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka publikuar sot studimin Bazë të financuar nga BE mbi Diskriminimin Gjinor në Vendin e Punës.
Sipas njoftimit në Facebook, studimi identifikon sfidat e vazhdueshme me të cilat përballen gratë – nga paragjykimet në punësimit dhe kontratat e pabarabarta, deri te ngacmimi në vendin e punës dhe zbatimi i pamjaftueshëm i ligjeve të punës.
Ndër gjetjet kryesore janë:
- Gratë kanë më shumë gjasa të punojnë me kontrata afatshkurtra ose joformale.
- Një e treta e vendeve të punës nuk është inspektuar kurrë për respektimin e barazisë gjinore.
- Shumë gra pyeten për planet e tyre për martesë dhe familje gjatë intervistave të punës.
- Ngacmimi në vendin e punës mbetet i nën-raportuar për shkak të stigmës dhe mungesës së mekanizmave mbështetës./Katror.info