Shorti për turneun më të madh të organizuar ndonjëherë në Kosovë, i vetmi deri tani i vendosur në kalendarin zyrtarë të ETTU-s, është bërë publik.
Lojtaret nga disa shtete pjesëmarrëse do të jenë të pranishëm më 17 dhe 18 qershor.
Tashmë pjesëmarrjen e kanë konfirmuar lojtarë nga Anglia, Gjermania, Franca, Egjipti, Irani, Turqia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i ZI, Kroacia, Bullgaria, Rumania dhe Kosova. Ata do ta sfidojnë njëri tjetrin për titullin e madh te turneut Prishtina Open 2023. Detajet e turneut i gjeni këtu./Katror.info