katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Thirrje për aplikime: Grante për prodhim për mediat e pavarura në Ballkanin Perëndimor
    8 minutes ago
    BE diskuton për garancitë e sigurisë për Ukrainën
    2 hours ago
    Moti sot i qëndrueshëm dhe i ngrohtë
    3 hours ago
    Nesër seanca konstituive – Presidenca kërkon veprim të shpejtë
    22 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CARE hap thirrje për mbështetje financiare të nismave klimatike të OSHC-ve në Kosovë
    17 minutes ago
    Kur gjithçka filloi me pesë ekipe – fillet e kampionatit të parë të basketbollit në Kosovë
    47 minutes ago
    Përmirësohet performanca e Google Wallet
    2 hours ago
    Zhvillim urban në Prishtinë, marrëveshje e re
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dua Lipa flet hapur për lidhjen me Callum: Jam më e lumtura që kam qenë ndonjëherë
    2 hours ago
    Billy Joel nxjerr në ankand dyqanin e tij të motoçikletave
    2 days ago
    Nga Beat letërsia te Rock and Roll: Si William S. Burroughs frymëzoi muzikën moderne
    4 days ago
    Kori “Siparantum” drejt Tajlandës me rrëfimin e historisë muzikore shqiptare
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    2 hours ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    1 week ago
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    2 weeks ago
    Një ‘super-inteligjencë personale’ për të gjithë?
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shumë kanë problem të konsumojnë shalqirin me fara, a janë vërtetë të rrezikshme për shëndetin?
    6 days ago
    Kjo është arsyeja pse të gjithë po shtojnë limon në ujë gjatë verës – përfitimet do t’ju befasojnë!
    6 days ago
    Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni sheqerin vetëm për dy javë?
    1 week ago
    11 Receta të shijshme me fara chia që duhet t’i provoni!
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    “Skyscanner”: Cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri?
    2 hours ago
    Mbi 1.3 milion vizitorë në Muzeun Historik dhe atë Etnografik të Krujës
    2 days ago
    Veriu që të rrëmben shpirtin: Bajram Curri dhe magjia e Valbonës
    6 days ago
    “Onufri” një nga destinacionet e preferuara nga turistët në Berat
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Pula: Fondi Sovran mund të nxjerr ekonominë e Kosovës nga ‘qorrsokaku’ nga shitja e aksioneve
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Pula: Fondi Sovran mund të nxjerr ekonominë e Kosovës nga ‘qorrsokaku’ nga shitja e aksioneve

Last updated: 05/01/2024 9:25 PM
106 Shikime
Shpërndaje
Foto: Telegrafi

Në përpjekje për ta gjallëruar ekonominë e Kosovës, që mbetet ndër vendet më të varfëra në Evropë, Qeveria e Kosovës vitin e kaluar nisi themelimin e Fondit Sovran. Sipas ligjit që krijon fondin, ai parashihet të luajë rolin e një institucioni investues dhe zhvillues përmes menaxhimit të ndërmarrjeve publike dhe rritjes së vlerës së tyre.

Krijimin e Fondit Sovran e kanë kundërshtuar partitë opozitare në Kosovë – ato i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ta shpallur ligjin në kundërshtim me Kushtetutën me pretendimin se shkel parimin e ekonomisë së lirë të tregut. Por, në një intervistë për Zërin e Amerikës, Besnik Pula, kryetar i grupit të punës për themelimin e Fondit Sovran të Kosovës, njëherësh profesor i asociuar në Universitetin “Virginia Tech”, thotë se Fondi Sovran është një zgjidhje për të dalë nga ky qorrsokak në të cilin janë sot ndërmarrjet publike të Kosovës.

Në vitin 2023, Kosova themeloi Fondin Sovran. Cili është synimi i këtij fondi?

Mundesh me e lexu edhe…

Pula: Fondi Sovran do të jetë një institucion financiar, në pronësi të Republikës së Kosovës, i cili do të ketë si mandat gjenerimin e vlerës për asetet publike të cilat sot gjenden në pronësi të Republikës. Këto janë ndërmarrje publike si KEK-u, Telekomi, Trepça dhe të tjera, që kanë mbetur të neglizhuara, pa investime dhe të pamenaxhuara mirë dhe si duhet. Përveç kësaj, Fondi Sovran krijon një nyje lidhëse midis Kosovës dhe tregjeve ndërkombëtare financiare dhe ky është synimi i dytë i Fondit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shumica e vendeve të cilat krijojnë fonde, i krijojnë ato për të menaxhuar tepricën e fondeve të një vendi, duke i investuar ato jashtë vendit për përfitime shtesë. Fondet më të rëndësishme sovrane financohen nga të ardhurat nga burimet natyrore. Kosova mbetet vend i varfër, pa ndonjë tepricë fondesh. Si do të financohet Fondi Sovran në te ardhmen? E filloni punën me një plan ambicioz, por me një fond modest…

Pula: Po, është e vërtetë që fillimi është modest. Modeli klasik i fondeve është ai i cili financohet nga të ardhurat e eksportit të naftës, apo ndonjë baze tjetër minerare të vendit. Ka edhe modele të tjera që kombinojnë modelin e rezervës, që është për shembull Fondi norvegjez, i cili menaxhon rezervën e vendit dhe fondet e investimit, të cilat bëjnë menaxhimin, për shembull, të aseteve publike. Këto janë modelet, për shembull, që i shohim në Irlandë, në Slloveni, në Greqi, në vendet tjera të BE-së. Pra, ky është modeli që ne po ndjekim me këtë rast në krijimin e Fondit Sovran, një fondi investiesh dhe jo thjesht një fondi që menaxhon një rezervë fiskale për vendin.

Por duke marr përsipër menaxhimin e ndërmarrjeve publike të Kosovës, siç thatë edhe ju, duke marr parasysh që Kosova mbetet shtet i varfër dhe ndërmarrjet e saj publike shpeshherë punojnë me humbje, janë të ngarkuara me borxhe dhe pa investime për t’u bërë konkurruese në treg, a nuk po rrezikon qeveria duke i marr ato përsipër?

Pula: Qeveria rrezikon duke i mbajtur kështu siç janë. Ky është problemi dhe Fondi Sovran është një zgjidhje për të dalë nga ky qorrsokak në të cilin janë sot ndërmarrjet publike. Fondi nuk është vetëm investitor direkt në ndërmarrje, por krijon edhe mekanizma të rinj financiarë për investime në këto ndërmarrje, siç janë për shembull shitja e bonove, shitja e aksioneve, hapja e tregut për investime në këto ndërmarrje, duke hapur burime të reja investimesh për t’i rigjallëruar këto ndërmarrje. Pra, nuk do të jetë vet Fondi ai që do t’i gjenerojë apo rigjenerojë vet këto ndërmarrje publike, por duke hapur mundësi të reja për investime edhe nga palët e tjera, duke krijuar një infrakstrukturë investuese për vendin dhe për të sjellë dobi kështu për ndërmarrje publike.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

A mund të na sqaroni se si do ta bëni këtë?

Pula: Po, për shembull, një mundësi është që ndërmarrjet të hapen për shitjen e aksioneve. Fondi Sovran mund të shesë aksione nga KEK-u (Korporatën Energjetike të Kosovës) palëve të tjera, qofshin ato të vendit apo të jashtme. Kështu, KEK-ut, për shembull, i hapet rruga për investime të reja nga palë të tjera, të cilat deri tani nuk kanë patur mundësi të investojnë në të. Njesoj me Telekomin, Trepçën, apo ndërmarrjet e tjera të cilat sot janë të mbyllura për investime. Mundësitë tjera janë shitja e bonove të këtyre korporatave, që ato të kenë mundësi të reja të marrin hua për investime kapitale duke pasur qasje në tregjet e jashtme financiare. Pra, ka mundësi të shumta të cilat mbeten të pashfrytëzuara dhe të paeksploruara në gjendjen e sotme, një gjendje që ndryshon me krijimin e Fondit Sovran.

Megjithatë, Partia Demokratike e Kosovës, njëra prej partive opozitare, kërkoi këto ditë nga Gjykata Kushtetuese ta shpallë jokushtetues ligjin që themelon Fondin Sovran, pasi ai bie ndesh me parimin e ekonomisë së lirë të tregut. Cili është reagimi juaj ndaj këtyre akuzave?

Pula: Unë nuk e di, me qenë se nuk e kam parë dokumentin të cilin PDK-ja dhe poashtu partia tjetër opozitare LDK e kanë deponuar në Gjykatën Kushtetuese. Nuk e di se në çfarë baze ata pretendojnë që Fondi nuk është i ndërtuar mbi bazën e parimit të tregut të lirë. Si korporatë financiare, Fondi Sovran do të operojë si kompani financiare. Ai nuk ndërhyn në treg, ai nuk merret, për shembull, me aktivitete komerciale, nuk ndërhyn në punën e ndërmarrjeve private dhe në asnjë mënyrë nuk cënon tregun. Në fakt, krijon tregje të reja, siç e përmenda tregun financiar, i cili sot nuk ekziston në Kosovë.
Unë nuk shoh asnjë argument të vlefshëm, i cili mund të pretendojë se Fondi Sovran disi shkon në kundërshtim me frymën e tregut.

Por kritikët e Fondit Sovran thonë se në realitet ai rikthen shtetin si faktor në ekonominë e vendit duke mos u mbështetur në sektorin privat siç e parasheh ekonomia e lirë e tregut dhe shtojnë se Fondi është rikthim në një regjim të dështuar.

Pula: Këto argumente janë pak të çuditshme, sepse fondet sovrane ekzistojnë në shumë vende nëpër botë dhe në shumë vende kapitaliste nëpër botë. Të pretendohet se një fond sovran kthen një sistem tjetër është pak e çuditshme. Në anën tjetër, të kujtojmë që ndërmarrjet publike që do të kalojnë në menaxhimin e Fondit Sovran tashmë janë nën pronësinë e shtetit. Do të thotë nuk cënohet në asnjë mënyrë pronësia private mbi asetet private që sot gjenden në sektorin privat. Çfarë bën fondi, thjesht, është që ai ristrukturon mënyrën e qeverisjes të sektorit publik. Ai nuk ndërhyn, nuk e prek pjesën tjetër të ekonomisë. Kjo reformë thjesht e përmirëson gjendjen e sektorit publik. Ky është mandati kryesor i Fondit Sovran dhe puna kryesore që ai do ta bëjë pas themelimit. /VOA /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:e aksioneveekonomia e kosovësfondi sovranlajme të mirashitjetop3tophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Cili është faktori kyç që na bën të zgjedhim partnerin?
Artikulli i ardhshëm Sadio Mane në fshatin e tij e ktheu fushën me baltë në një stadium modern me tribunë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Dua Lipa flet hapur për lidhjen me Callum: Jam më e lumtura që kam qenë ndonjëherë

5 Shikime
People

Billy Joel nxjerr në ankand dyqanin e tij të motoçikletave

15 Shikime
People

Nga Beat letërsia te Rock and Roll: Si William S. Burroughs frymëzoi muzikën moderne

111 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?