Kontributi në shoqëri mund të krijojë një efekt domino nga i cili mund të përfitojnë individët, komunitetet dhe madje e tërë bota. Kur një person kontribuon për shoqëri ai i motivon të tjerët ta bëjnë të njëjtën gjë duke krijuar një efekt valëzues që shpërndahet përtej aktit fillestar të kontributit. Dhe kur kontributi yt për shoqëri të vlerësohet krijohet një motivim shtesë. Kjo gjë i ka ndodhur Aida Sopit, një vajze kosovare, e cila ka bërë emër globalisht në fushën e teknologjisë dhe marketingut.
Për shkak të kontributit të saj në ndarjen e ekspertizës me Odën Ekonomike të Teknologjisë të Bashkimit Evropian, Aidës i është mbjellë një pemë në Afrikë.
Me kontribu për komunitetin gjithmonë rezulton në domino efekt. Ti kontribuon tek te tjerët, ata kontribuojne tek pala pasardhëse. Ndjenjë përmbushëse!
thotë Aida për Katror.info.
Aida Sopi aktualisht fillimisht ishte Inxhiniere e lartë e Marketingut në kompaninë globale Tive, ndërsa tash mban pozitën “Senior Global Manager, Performance Marketing” rol ky që sipas saj ka punuar fort për 7 vjet ta krijojë dhe ndërtojë.
“Këtë herë do të menaxhoj rajonin e Evropës, Lindjes së Mesme e Afrikës (EMEA),” ka shkruar ajo në Facebook./Katror.info