Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) kanë nisur sot një grevë, duke mbajtur pankarta me mbishkrime si “Greva është zëri ynë”, “Pa paga s’ka punë” dhe “Rrogën tonë e kërkojmë”, raporton Ekonomia Online.
Sipas punëtorëve, ata ende nuk kanë marrë pagat për muajin nëntor, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme drejtuar Qeverisë dhe institucioneve të tjera të vendit për zgjidhje.

Greva e sotme filloi në orën 11:00 dhe pritet të vazhdojë deri në orën 13:00, ndërkohë që punëtorët paralajmërojnë se do të vazhdojnë të kërkojnë pagesat e prapambetura derisa të gjendet një zgjidhje./Katror.info












