Një studim i kohëve të fundit gjeti se pyjet e mëdha të leshterikëve të oqeanit janë mes katër deri 11 herë më produktive sesa kultivimet që po përdoren më së shumti këto kohë si gruri, misri dhe orizi.
Në tokë, ritmet më të shpejta të rritjes ndodhin në vende tropikale, por në oqean ekosistemet më produktive gjenden në zonat e buta ku ujërat e freskëta dhe të pasura me lëndë ushqyese krijojnë pyje me leshterik që mund të rriten deri në 35 metra.
Ky ishte rezultati i një sondazhi global të zhytjes të organizuar nga Universiteti i Australisë Perëndimore, gjatë të cilit u zbulua se pyjet detare më produktive tejkalojnë edhe pyllin e fuqishëm të Amazonës për thithjen e dioksid karbonit.
Këto pyje nënujore ekzistojnë kryesisht në Australinë e Jugut dhe Afrikën Jugore.