Qendra e Gjuhëve e Universitetit të Prishtinës njofton fillimin e kurseve të gjuhëve të huaja për semestrin dimëror 2025-26, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë. Kurset ofrohen falas ose me tarifa simbolike dhe janë të hapura për studentë dhe të interesuar nga publiku i gjerë.
Kurse të hapura:
Gjuha greke 🇬🇷 – në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse të Greqisë, pa pagesë. Aplikimet pranohen deri më 30 shtator 2025.
Gjuha turke 🇹🇷 – fillon më 1 tetor 2025 në Fakultetin e Filologjisë, në bashkëpunim me Institutin Yunus Emre. Testi për përcaktimin e nivelit mbahet më 1 tetor në orën 13:00 në Qendrën e Gjuhëve.
Gjuha japoneze 🇯🇵 – regjistrimet janë të hapura nga 15 deri më 30 shtator 2025, në bashkëpunim me Asociacionin e Miqësisë Kosovare-Japoneze.
Gjuha italiane 🇮🇹 – rifillojnë më 15 shtator 2025, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë. Kurset janë falas, përveç një tarife regjistrimi prej 5 euro për semestër. Për fillestarët, do të mbahet një takim informues më 15 shtator, ora 16:30, në Qendrën e Gjuhëve.
Kurse të tilla ofrojnë mundësi për mësimin e gjuhëve të huaja, njohjen e kulturave të ndryshme dhe forcimin e shkëmbimit kulturor ndërkombëtar./Katror.info