Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur emërimin e Këshillit të ri Profesional, me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, shkruan Katror.info.
Përbërja e Këshillit përfshin: Eroll Bilibani, Agnes Nokshiqi, Nita Deda, Urtina Hoxha dhe Brikena Mulliqi, e cila përfaqëson Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Ky këshill ka për detyrë të mbështesë Qendrën Kinematografike në zhvillimin dhe përmirësimin e politikave dhe iniciativave që shërbejnë për filmbërësit në Kosovë, duke luajtur një rol kyç në promovimin e industrisë së filmit në vend./Katror.info