Qeni Butter filloi të lehte tek dritaret e shtëpisë e kapluar nga zjarri në Big Stone Gap, Virxhinia, derisa pronarët u zgjuan dhe shpëtuan shëndoshë e mirë.
Një familje nga Big Stone Gap, Virxhinia, zbuloi se qeni endacak që rrinte pranë shtëpisë së tyre është një hero i fshehur.
Sipas WJHL, Charity Golloway dhe dy fëmijët e saj po lavdërojnë një qenushe që e quajnë Butter që shpëtoi jetët e tyre. Butter është një qen që kohët e fundit filloi të kalonte kohë rreth shtëpisë së Golloway. Duke supozuar se qeni ishte endacak, Golloway krijoi një strehë në natyrë me një llambë elektrike për qenin, shkruan People.
Të enjten, llamba në koliben e Butter mori flakë dhe shpejt flakët u përhapën në shtëpinë e Golloway. Si përgjigje, Butter vrapoi te dritaret e shtëpisë dhe filloi të leh me zë të lartë.
“E dinte se diçka nuk ishte në rregull dhe se dikush duhej ta dinte”, i tha Golloway WJHL. “Ai është një qen i zgjuar”.
Lehjet e qenit zgjuan Golloway, e cila u ngrit në kohëm dhe vërejti nxehtësinë e flakëve që shpërtheu një dritare në shtëpinë e saj.
Golloway dhe fëmijët e saj dolën me vrap nga shtëpia dhe arritën ta ndalonin zjarrin përpara se ai të bëhej më i madh. Falë të menduarit të shpejtë të Butter, askush nuk u lëndua.
“Po të mos ishte ai, kush e di se çfarë mund të kishte ndodhur. Mund të kishte qenë shumë më keq,” tha Golloway. “Jam shumë mirënjohëse për atë qen endacak që erdhi në oborrin tim.”
Golloway shpejt zbuloi se Butter nuk ishte qen endacak. Ekipet e shpëtimit nga Departamenti i Zjarrfikësve Vullnetarë të Luginës iu përgjigjën thirrjeve për zjarrin dhe i bën fotografi qenit hero pas mbërritjes së tyre. Disa nga ato fotografi u publikuan në Facebook, ku një pronar qeni e njohu Butterin si qeni i tyre të zhdukur Cooper.
Pronarët e Cooper ranë në kontakt me Golloway dhe shpjeguan situatën dhe janë në plan për ta bashkojnë qenin me familjen e tij.
“Do të largohet nga ne dhe kjo më bën të dua të qaj, por jam e lumtur për të”, tha Golloway. “Do të qëndrojmë në kontakt”./Katror.info