Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, ka thënë se dëshiron të ndihmojë Volkswagenin të kapërcejë krizën në të cilën po kalon gjatë kësaj periudhe, kur ka paralajmëruar edhe largimin e disa punëtorëve, raportoi të dielën Reuters.
Habeck i ka ofruar ndihmë prodhuesit gjerman të automjeteve për të shmangur mbylljen e vendeve të punës.
Gjatë një vizite në fabrikën e Volkswagenit në Emden, ministri gjerman tha se dëshiron të sigurojë që masat e politikës së personelit të mbeten brenda kornizës normale të negociatave kolektive.
Habecku ka shtuar se tha se struktura dhe qëndrueshmëria e biznesit varet nga politika e kompanisë.
“Një pjesë e madhe e detyrave duhet të trajtohen nga vetë Volkswageni. Kjo është puna e kompanisë”, ka thënë ai.
Politikanët mund të ndihmojnë duke përmirësuar kuadrin dhe duke dërguar sinjalet e duhura të tregut, ka shtuar ministri.
Qeveria gjermane aktualisht po vëzhgon nga afër situatën në Volkswagen, i cili punëson rreth 300,000 njerëz në ekonominë më të lartë të Evropës dhe se është në bisedime me të gjitha palët.