Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 4 milionë euro shtesë për blerjen e barnave nga lista esenciale në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se këto mjete janë për tre muajin e fundit të këtij viti.
Ai tha se kërkesa për ndarjen e mjeteve shtesë për sigurimin e këtyre barnave është bërë nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
“Bëhet fjalë për shumën prej 4 milionë e 200 mijë e 100 euro dhe mjetet e ndara sipas kësaj kërkese merren nga nën programi kontigjencat në Ministrinë e Financave me kod 28/900 nga kategoria mallra dhe shërbime dhe transferohen në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës”, ka thënë Murati.