Ti mendoni se e din madhësinë e këpucëve tua, por përvoja të ka dëshmu se jo krejt këpucët përshtaten njësoj. Sado që të pëlqejnë një palë këpucë, kjo nuk do të thotë që ti e ke bo zgjedhjen e duhur.
Ja disa hapat që duhet t’i keni parasysh kur zgjidhni një palë këpucë të reja.
- Provoj pasdite ose në mbrëmje, sepse më pas këmbët fryhen dhe është mirë t’i bleni këpucët kur këmbët janë në madhësinë e tyre më të madhe.
- Veshi çorapet e përditshme. Ne priremi me ble këpucë duke veshë çorape shumë të holla.
- Harroje numrin e këmbës. Është gjithmonë një busull e mirë, por çdo markë i ka dimensionet e veta.
- Provoj të dy këpucët. Zakonisht sa herë që shkojmë për të blerë këpucë të reja, ne priremi të provojmë vetëm të majtën ose djathtën. Provoj të dyja sepse njëra këmbë është gjithmonë pak më e gjatë se tjetra.
- Ec me to. Testoj a janë të përshtatshme për ecje, si për sipërfaqet e forta ashtu edhe për ato më të buta.