Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) ka bërë të ditur emërimin e jurive vlerësuese për projektet filmike të cilat kanë aplikuar në kuadër të thirrjes së hapur për subvencionim për vitin 2025.
Për kategoritë: Filmi i metrazhit të gjatë artistik, Koproduksion minor për film të metrazhit të gjatë artistik, Postproduksion për film të metrazhit të gjatë, si dhe Filmi i metrazhit të gjatë avant-garde/eksperimental, anëtarët e jurisë janë: Gentian Koçi, Hassan Oswald, Roshanak Behesht Nedjad, Sona Morgenthalova dhe Visar Morina.
Ndërkaq, për kategoritë që përfshijnë: Zhvillimin e skenarit për film të metrazhit të gjatë (artistik, dokumentar dhe të animuar), Filmin e metrazhit të shkurtë artistik, dokumentar, të animuar, si dhe filmat studentorë, juria është e përbërë nga: Dea Gjinovci, Eneos Çarka, Iber Deari, Sevdije Kastrati dhe Shpëtim Selmani.
Biografitë e plota të anëtarëve të jurive janë të qasshme në uebfaqen zyrtare të QKK-së përmes këtyre linqeve:
🔗 Juritë për filmat e metrazhit të gjatë
🔗 Juritë për filmat e metrazhit të shkurtë dhe zhvillim projekti
QKK thekson përkushtimin për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent vlerësimi për të gjitha projektet filmike që synojnë mbështetje financiare.