Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) mbështet Prishtina International Film Festival- PriFest në vazhdën e mbështetjes së industrisë vendore të filmit.
QKK do të jep një çmim për zhvillim projektit më të mirë të Kosovës në garên e projekteve Best Pitch që mbahet brenda platformës rajonale të industrisë filmike të PriFestit – PriForum, njofton PriFest.
Poashtu, QKK do të jetë nikoqir i pritjes në hapje të PriFest-it me filmin e Kosovës ‘Toka brenda meje’, njofton PriFest.
Edicioni i 15 i Festivalit ndërkombëtar të filmit, ”, do të mbahet prej 12 deri më 17 shtator 2023 në Prishtinë.
“PriFest 2023” do të hapet me filmin “Toka brenda meje” nga Fisnik Maxville, bashkëprodhim i Kosovës dhe Zvicrës.
Organizatorët e këtij festivali premtojë një edicion të veçantë me prezantim të premierave filmike e pjesëmarrje të personalitetev të njohura kinematografike vendase e të huaj./Katror.info