katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Distria siguron gjysmëfinalen në Botërorin e xhudos
    7 hours ago
    Dhuro gjak- shpëto jetë në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut
    12 hours ago
    Doganat e Ballkanit Perëndimor dhe BE riafirmojnë bashkëpunimin për tregti pa pengesa
    13 hours ago
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
    4 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Distria Krasniqi, nënkampione e botës në xhudo
    3 hours ago
    Nga një aksion i Microsoft në moshën 16-vjeçare te menaxhimi i milionave – Rrëfimi i Endrit Çelës
    11 hours ago
    Distria e kërkon në Budapest medaljen që i mungon
    14 hours ago
    Turizmi në rritje: ASK flet për më shumë vizitorë gjatë vitit 2024
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Distria Krasniqi, nënkampione e botës në xhudo
    3 hours ago
    Rexhepagiqi i kthehet skenës më 19 korrik, shënon lansimin e albumit të ri
    14 hours ago
    Dua Lipa: Do të doja shumë të kisha fëmijë një ditë
    1 day ago
    Dua Lipa konfirmon fejesën me aktorin Callum Turner
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    1 day ago
    Të rinjve, ChatGPT po ua zëvendëson edhe psikologun
    3 days ago
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    5 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    1 day ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    3 days ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    1 week ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    3 days ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    1 week ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    2 weeks ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Qysh i parashikoi ndikimet e sotme të teknologjisë te audienca albumi i Roger Waters?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Qysh i parashikoi ndikimet e sotme të teknologjisë te audienca albumi i Roger Waters?

Last updated: 24/03/2024 10:42 AM
242 Shikime
Shpërndaje
Roger Waters | Foto: Variety

Më 1985 Neil Postman, shkrimtar dhe ekspert i komunikimit shkroi librin “Amusing Ourselves to Death”, (Duke u zbavitur deri në vdekje) ku parashikoi shpërthimin politik dhe social që e jetojmë viteve të fundit. Botuar fillimisht si polemikë novatore e Neil Postman për efektet gërryese të televizionit në politikën dhe ligjërimin publik është përshëndetur si një libër i shekullit 21 i botuar në shekullin 20.

Tani, me televizionin e bashkuar me media elektronike dhe digjitale më të sofistikuara – nga interneti deri te telefonat celularë ka marrë një rëndësi edhe më të madhe. “Të zbavitemi deri në vdekje” është një vështrim profetik i asaj që ndodh kur politika, gazetaria, arsimi dhe madje edhe feja bëhen subjekt i kërkesave të argëtimit.

Asokohe paralajmërimi i tij ishte se ne duhet të mësojmë të dominojmë teknologjinë e mediave, (aasokohe kryesishtë televizionin), që të mos na dominojë ajo ne. Përndryshe, ne mund të zbavitemi dhe argëtohemi fare mirë me veten deri në vdekje.

Mundesh me e lexu edhe…

Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’

Në librin e tij, Postman thotë se me teknologjinë informative gjithçka është kthyer në zbavitje dhe argëtim, lajmet, politika, feja, lufta, sporti, tregtia, madje edhe edukimi dhe kjo ka dobësuar aftësinë e njerëzve për të gjykuar me një arsyeshmëri kritike dhe të shëndoshë rreth çështjeve të rëndësishme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Neil Postman dhe ballina e librit të tij

Ky libër ka qenë motori kryesor për Roger Waters, njëri nga themeluesit ideor i grupit Pink Floyd të realizojë albumin “Amused to Death” (Të zbavitur deri në vdekje). Albumi doli të jetë ndër më ambiciozët dhe më kompleksi, që Roger Waters ka realizuar pas Pink Floyd. I mori atij mbi pesë vite pune në shtatë studio të ndryshme dhe involvoi më shumë se 50 muzicientë, inxhinerë zëri, producentë, aktorë e edhe veteranë lufte, plus Orkestrën Filarmonike Kombëtare të Britanisë dhe Korin Kombëtar të Welsit.

Roger Waters përdori gjithë autoritetin dhe zgjuarësinë muzikore për të mbledhur një listë mbresëlënëse të kontribuesve për “Amused to Death”. Përveç që Jeff  Beck, ndër kitaristët më eminentë të të gjitha kohërave, që performon në gjysmën e këngëve, kameot vokale vijnë nga Don Henley nga Eagles, P.P. Arnold dhe Rita Coolidge. Kitaristi i Toto Steve Lukather performon në tri këngë dhe muzicienti më i kërkuar i sesionit John Petitucci kontribuon në bas, kompozitori Michael Kamen ripërsërit rolin që luajti në “The Wall” të Pink Floyd si aranzhues dhe dirigjent për Orkestrën Filarmonike Kombëtare.

Roger Waters – Amused To Death Full Album

Kjo është vetëm një pjesë e listës së emrave. Albumi është i miksuar në QSOUND teknologji për të përmirësuar ndjenjën hapësinore të audios, dhe efektet e shumta zanore në album – ambienti i gamës së pushkëve, këmbanat e sajave, makinat, aeroplanët, kuajt e largët, cicërimat dhe qentë, të gjitha kanë efektin 3D.

Albumi është konceptual dhe është i organizuar lirshëm rreth idesë së një majmuni që kalon rastësisht kanalet televizive duke u çuditur, shqetësuar por edhe argëtuar, dhe antroplogët alienë të cilët merren me zhdukjen e specieve – kjo është fabula në fillim dhe në fund.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Roger Waters | Foto: Getty Images

Lirikisht, albumi është i mbushur me kritika dhe sulme për një sërë temash nga roli i televizionit, kapitalizmi në Amerikë, religjioni, lufta, me cinizëm të jashtëzakonshme trajtohet masakra në Tiananmen Square (sheshin qiellor) në Pekin më 1989, dhe lufta e parë në Gjirin Persik. Waters nuk i mbetet borxh as Stanley Kubrick-ut, regjisorit të famshëm, të cilit i bën nder e deri te Andrew Lloyd Weber kompozitor i muzikalëve të cilin e përbuz.  Waters bën disa pika të mira për këto tema të ndryshme, me përdorimin më të mirë të sarkazmës. Ai gjithashtu aplikon relativizëm moral në media për “gjermanët që vrasin hebrenjtë, hebrejtë që vrasin arabë dhe arabët që vrasin pengje.

Albumi hapet me “Balad of Bill Hubbard”, që është një intervistë rrëqethëse autentike nga një ushtar i Luftës së Parë Botërore, Alfred Razzell i detyruar të braktisë ushtarin Bill Hubbard të plagosur, në tokën e askujt, flet për barrën e fajësisë, që ai e ka mbajtur tërë jetën. Pjesët janë nga dokumentari i televizionit BBC i vitit 1991.”Mu duk shumë prekëse,” vuri në dukje Waters atëbotë. “Ai program origjinal u përball me tmerret e luftës dhe tregoi historinë e vërtetë. Ishte një shembull i televizionit që i merrte seriozisht përgjegjësitë e tij.”

Kënga e dytë, “What God Wants” (Çfarë do Zoti), pjesa I), këngë që ishte e ndaluar nga BBC Radio 1 një kohë për shkak të tekstit “të rëndë”, ndjek dhe vë në kontrast fjalët prekëse të Razzell duke u hapur me sinkronizimin e kanalave televizive dhe një  fragment të një fëmije që thotë: “Nuk më pengon që është luftë. Mua më pëlqen të shikoj, është një luftë që po ndodh e unë kështu e di nëse pala jonë po fiton, ose po humbë, thotë fëmija në manire të tifozerisë.

Roger Waters What God Wants (Parts 1, 2, 3)

“Ai më pas ndërpritet nga ndryshimi i kanalit në TV me një reagim të majmunit të shqetësur (asociim në Odisenë e 2001 të Stanley Kubrik) me shpërthim energjik të kitarave elektrike të Jeff Beck që tërë melodisë i jep efekt të fatalitetit, dhe vokaleve korale me efekt stadiumi, duke përsëritur “What God Wants, God Gets, Good Help Us All” (Atë që Zoti do, Zoti merr, Zoti na ndihmoftë të gjithëve). Kënga ishte e inspiruar nga Lufta e parë në Gjirin Persik. “Isha i shqetësuar nga dogma fetare,” e pat vënë në dukje Waters.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Unë trishtohem kur dëgjoj George Bush duke thënë se Zoti ishte në anën e tyre gjatë Luftës së Gjirit. Është e trishtueshme që, në vitin 1992, një nga njerëzit më të fuqishëm në botë mund ta sjellë retorikën politike në atë nivel.

“Perfect Sense” (Sensi i përsosur) është një këngë me dy pjesë për një botë ku transmetimet live të luftërave janë forma kryesore e argëtimit, sportisti Marv Albert rrëfen një luftë sikur të ishte një lojë basketbolli. “Frymëzimi im kryesor për këngën ‘Perfect Sense’,” shpjegoi Waters, “erdhi nga të menduarit për ditët e Perandorisë Romake, kur Romakët vërshonin Koloseumin për t’u argëtuar duke shikuar vdekjet e dhunshme të gladiatorëve. Unë kam qenë gjithmonë i intriguar nga ky nocion i luftës si një argëtim për të zbutur dhe zbavitur njerëzit në shtëpi para ekraneve dhe konflikti i Gjirit Persik e ushqeu këtë ide.”

Roger Waters – Perfect Sense Part 1 and Part 2

“The Bravery of Being Out of Range” (Trimëria për të qenë jasht gamës) përfshin një referencë për një këngë të shkruar nga Waters në albumin e 1977 të Pink Floyd Animals, “Sheep” atëherë Waters këndonte, “I’ve looked over Jordan and things are not what they seems” (Shikova përtej lumit Jordan dhe gjërat nuk ishin ashtu siç duken), në “The Braver of Being Out of Range” ai këndon “Kam shikuar përtej lumit Jordan dhe çfarë pashë? Pashë një marins amerikan në një grumbull mbeturinash”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Late Home Tonight, Pjesa I”, e cila hapet me këngën e një imazhi qielli euraziatik, kujton sulmin ajror të SHBA-së kundër Libisë në vitin 1986 nga këndvështrimi i dy “bashkëshorteve të zakonshëm” dhe një piloti të ri amerikan F-111. Teksti i këngës “kur merr xhinset nga frigoriferi” i referohet një reklame të Levi’s 501 të vitit 1985 që emitohej gjatë raportimeve të luftimeve. “To Much Rope”(Shumë tepër litarë) ka temën se sa më shumë litarë t’i jepet njerëzimit aq më shumë ai do ta përdorë për të ngulfatur vetveten.

Në fillim të “What God Wants”, Pjesa II”, Charles Fleischer, actor, në mënyrë agresive kryen predikimin e Tele evangjelistit të pangopur. “What God Wants, Pjesa III” i referohet muzikalisht këngëve të Pink Floyd “Shine On You Crazy Diamond “, “Echoes” dhe “Breathe (In the Air)”. Kënga përfundon me një audioklip të Tom Bromley, një veteran i moshuar i Luftës së Parë Botërore, duke kënduar “Wait ‘Till the Sun Shines, Nellie” këngë nga 1905, e preferuar te ushtarët nga Lufta e Parë Botërore.

“Watching TV” (Duke shikuar TV) është e komponuar si një këngë folk akustike e gëzueshme, me temë shumë të errët lirike të masakrës së Sheshit Tienanmen në Pekin ndërsa Waters këndon për “Trëndafilin e verdhë” personazh fiktiv revolucionar dhe rrobat e saj të “lyera me gjak”.

Albumi përfundon me tri pjesë të zgjeruara, të cilat konsiderohen si kulmi i albumit. “Three Wishes” (Tri Dëshira), këngë personale, një cilësi e dukshme në veprat e mëparshme të Waters, me muzikë cilësore dhe tekst të trishtë.  “It’s a Miracle” (Është një mrekulli) sarkastike në përmbajtje, me një kompozim të ngushtë dhe melodi tërheqëse. Kënga nxjerr në pah satirën shumë të mprehtë të Waters ku ai kritikon se si në Manhatan ku jetojnë njerëzit ndër më të pasur në botë, mjeku shpëton njeriun nga vdekja falas dhe kjo është mrekulli, aritje civilizuese, me kritikë të shoqërisë të cilës i takon ai vazhdon: “Ne kemi një depo me gjalpë, kemi oqeane verë / Kemi uri kur kemi nevojë, kemi një krim të projektuar / Ne kemi Mercedes, kemi Porsche, Ferrari dhe Rolls Royce, ne kemi një zgjedhje…”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kënga e titullit përmbyllës, “Amused to Death”, është një paketë nëntë minutëshe cinizmi dhe sarkazmi, mbi zhdukjen e racës njerzore të ekzaminuar nga alienë, ku vargjet e fundit në album thotë:

  • “Dhe kur ata gjetën hijet tona
  • Të grumbulluara rreth televizionit
  • Ata kërkuan çdo mundësi
  • Ata përsëritën çdo provë
  • Ata kontrolluan të gjitha të dhënat në listën e tyre
  • Dhe pastaj
  • Antropologët alienë
  • Pranuan se ishin ende të hutuar
  • Por, duke eliminuar çdo arsye tjetër për zhdukjen tonë të trishtuar
  • Ata regjistruan të vetmin shpjegim të mbetur
  • Kjo specie është zbavitur deri në vdekje”.

90 sekondat e fundit jan epilogu më emocional i regjistruar në album me një nuancë shprese. Tema vjen në rrethin e plotë ndërsa monologu i veteranit , Alfred Razzell nga fillimi i albumit vazhdon duke dhënë një kod të historisë tragjike, që përshkruan se si ai më në fund në moshën 87 vjeçare gjeti paqen me ndërgjegjjen e vet kur pa emrin e ushtarit Hubbard të cilin nuk kishte arritur ta shpëtonte gati 70 vite ma herët, në një përmendore memoriale. Bill Hubbard më në fund pushon në paqe.

Këto tema u shfaqën të mëdha te Waters, babai i tij nuk e ka njohur babain e vet, i cili ishte vrarë në Francë gjatë Luftës së Parë Botërore, ndërsa vetë Waters nuk e ka njohur babin e tij, i cili është vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Itali. Amused to Death bën lutjen që raca njerëzore nuk duhet të mblidhet rreth televizionit me gëzim të çmendur për të parë nëse pala e tyre po fiton apo po humb. “Amused to Death” ishte dhe është ende një deklaratë e fuqishme nga një prej mizantropëve më të ditur të muzikës rock.

Sot me teknologjinë akoma më të fortë mediale, po vërtetohen brengosjet e Neil Postman nga viti 1985. Jo vetëm informacionet, por edhe segmentet tjera në media janë shndërruar në argëtim, fushatat politike, debatet e politikanëve, analistëve të ndryshëm, ekspertëve, gati se janë argëtim për shikuesin me tifozeri, dhe fiton ai i cili argëton më shumë, ai i cili është më interesant dhe intrigues, përkundër gjithë shqetësimeve se mund të na çojnë në vetshkatërrim, shikuesi argëtohet pa marrë parasysh a e ka marrë informacionin apo jo. Fakti që informacioni dhe argëtimi janë ndërthurur edhe më shumë 40 vite pas botimit të librit dhe 32 vite pas realizimit të albumit është shumë shqetësues, edhe kopertina e albumit tregon gjithçka që duhet të dimë.

Në kopertinën origjinale të “Amused to Death” nga viti 1992 një majmun ishte ulur në habitatin e tij artificial, duke parë një ekran televiziv që tregonte një kokërr syri me definicion të ulët që shikonte në të. Për ribotimin e vitit 2015 të “Amused to Death”, majmuni është zëvendësuar me një fëmijë të vogël dhe ekrani i televizorit është rritur në një madhësi të frikshme.

Brendësia e syrit është më e qartë dhe venat e tij të gjakosura po shikojnë drejt fëmijës./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
TAGGED:Amused to deathmuzikeNeil PostmanpeoplePink FloydrockRoger WaterstopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Anët pozitive të përdorimit të rrjeteve sociale
Artikulli i ardhshëm Austria tashmë mban një rekord të ri në futboll – golin më të shpejtë në histori të kombëtareve

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraPeopleSporti n'Katror

Distria Krasniqi, nënkampione e botës në xhudo

9 Shikime
People

Rexhepagiqi i kthehet skenës më 19 korrik, shënon lansimin e albumit të ri

22 Shikime
People

Dua Lipa: Do të doja shumë të kisha fëmijë një ditë

37 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?