Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka hedhur votën në Qendrën e Votimit në Pejë.
Pas votimit, ai tha se KQZ-ja ka marrë të gjitha masat që të mos përsëriten problemet e ngjashme me ato të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, kur platforma e publikimit të rezultateve ka pasur pengesa të vazhdueshme.
“Në këto zgjedhje kemi përmirësuar platformën, ku presim të dalim me rezultatet preliminare. Gjithashtu, edhe qendrat komunale të numërimit janë të pajisura me të gjitha pajisjet për numërim”, tha Radoniqi.
Sot Kosova po mban zgjedhjet lokale në 38 komuna të Kosovës./Katror.info