“Ramë Lahaj International Opera Festival”, do të fillojë nga data 21 korrik deri më 2 gusht, ku do të mbahen pesë mbrëmje muzikore, në këtë edicion të “Ramë Lahaj International Opera Festival”.
Ndërkaq tani vetëm edhe pak ditë na ndajnë nga mbrëmja magjike e artit operistik në kryeqytet, e skenës së festivalit do t’i ngjiten edhe tre emra të skenave prestigjioze.
Rame Lahaj, Charles Castronovo e Murat Karahan bëhen bashkë për të dhuruar një natë plot emocion nën moton ‘T’knoft zemra’.
Nën dirigjimin e Sasacha Goetzel, shoqëruar nga Orkestra e Operas së Kosovës.
Festivali do të mbahet nën moton “T’knoft zemra”, dhe do të hapet me mbrëmjen “Nexhmije Pagarusha”, dedikuar muzikës shqipe.
Biletat mund t’i blini në: https://www.rave-travel.com/tickets-en.nspx?eventid=2733