Ramë Lahaj njëri nga tenorët më të suksesshëm shqiptar, po vazhdon paraqitjet dhe turnetë e tij nëpër Botë.
Së fundmi në një koncert në kryeqytetin turk, Ankara, ai „tundi“ skenen duke kënduar në shqip.
„M’ka shku mendja me u feju“, ishte interpretimi i cili u përcill me duartrokitje të pandalshme nga të pranishmit në sallë.
„Në rrugëtimin tim jo fort të shkurtër, për të mësuar muzikën e kulturën botërore, aty kuptova, mësova e zbulova ma të shtrenjtën. Mësova vlerat e kangës shqipe. Shqip kam me i knu dyjas tanë jetën, se shqipen e flet edhe vetë Zoti. Shqip me buzëqeshë shpirti e zemra, se shqip me ka knu edhe nana, na kanë knu edhe t’parët, në të mirë e në të keqe. Paçi bekimin e Zotit miq“, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërkaq, tenori i mirënjohur shqiptar, Ramë Lahaj, ka pasur një interpretim shqip edhe në Itali në fillim të këtij viti, i cili u prit mjaft mirë nga publiku. /Katror.info
Përgatiti:
