Të mërkurën ka përfunduar raundi i dytë i kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.
Tashmë dihen çiftet e raundit të tretë, takime këto që do të zhvillohen më 8 dhe 9 gusht.
Raundi i tretë sjell disa duele tejet interesante dhe në veçanti bie në sy takimi i AEK-ut grek dhe Dinamo e Zagrebit, që do të kenë takimin e parë në Athinë.
Kampioni i Sllovenisë, Olimpija pret një Galatasaray turk shumë të përforcuar, ndërsa sensacioni i këtij sezoni, skuadra nga Ishujt Faroe, Ki Klaksvik luan Kampionin e Norvegjisë , Molde, në një përballje të re skandinave, shkruan Katror.info.
8 gusht:
19:00 AEK (Greqi) – Dinamo (Cro)
19:00 Kopenhagë (Den) – Sparta Pragë (Çeke)
19:00 Klaksvik (Fai) – Molde (Nor)
19:00 Olimpija Ljubljana (Slo) – Galatasaray (Tur)
19:00 Rakov (Pol) – Aris Limassol (Cip)
19:00 Rangers (Sco) – Servet (Sui)
20:30 PSV (Hol) – Sturm Graz (Aus)
21:00 Braga (Por) – TSC Bačka Topola (Srb)
9 gusht:
20.00 Panathinaikos (Gre) – Olympique Marseille (Fra)
20.30 Slovan Bratislava (Svk) – Maccabi Haifa (Isr). /Katror.info