Ylli i “Poor Things” Emma Stone u bëri thirrje kolegëve të saj të nominuar për çmimin Oscar dhe i quajti 11 nominimet e filmit “një ëndërr surreale”.
“I jam tepër mirënjohëse Akademisë që më përfshiu edhe si aktore edhe producente mes këtij grupi të nominuarve të jashtëzakonshëm dhe që e njohu filmin tonë në kaq shumë kategori”, tha ajo në një deklaratë të dhënë për CNN.
“Ekipi i artistëve që kontribuan në ‘Poor Things’ i dhanë gjithçka dhe unë jam përgjithmonë mirënjohës për mundësinë për të luajtur Bella dhe për të parë botën me sytë e saj. Ajo më ka treguar se jeta është shumë më tepër sesa thjesht sheqer dhe dhunë”, ka shtuar tutje Stone.
“Poor Things” ishte filmi i dytë më i nominuar, pas “Oppenheimer”.
Netflix mori 18 nominime në 10 filma, duke përfshirë nominimet për “Nyad”, “Maestro” dhe “El Conde”.
Annette Bening, e nominuar për aktoren më të mirë për “Nyad”, tha në një deklaratë se ishte “e entuziazmuar” për t’u nominuar për një çmim Oscar. Ky është nominimi i pestë i yllit të “American Beauty”./Katror.info