Regjisori David Lynch do ta publikojë projektin e tij të ri së shpejti, sipas një njoftimi nga vetë ai në X.
“Zonja dhe zotërinj, diçka e re po vjen…për ju që ta shihni dhe dëgjoni,” ka thënë Lynchi në një video 22-sekondëshe.
“Dhe do të vijë më 5 qershor”.
Ende nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë, edhe pse po spekulohet se mund të ketë një sezon të katërt të kult-serisë “Twin Peaks”, e cila u kthye pas 25 vjetësh me sezonin e tretë./Katror.info