Fruit Chan, është emëruar si regjisori në fokus në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Hong Kong të këtij viti.
Regjisori do të nderohet me një libër përkujtimor, një intervistë ballë për ballë dhe shfaqjen e dhjetë prej filmave të tij. Këto përfshijnë: “Made in Hong Kong” i vitit 1997, “Durian Durian” i vitit 2000, “Hollywood’s Hong Kong” i vitit 2001 e filma e tij të tjerë.
Këtë vit festivali i filmit në Hong Kong do mbahet gjatë periudhës 28 prill- 8mars bën të ditur Variety Magazine.
I themeluar në vitin 1976, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Hong Kong (HKIFF) është festivali më i vjetër ndërkombëtar i filmit në Azi dhe një pionier në prezantimin e Hong Kongut, gjuhës kineze dhe kinemasë dhe kineastëve aziatikë në botë./Katror.info