Sulmuesi shqiptar Rey Manaj është larguar me marrëveshje nga Watfordi.
Futbollisti kuqezi sapo është kthyer nga lëndimi dhe nëse një klub interesohet, duhet të presë edhe rikuperimin e tij.
Në mediet italiane, konkretisht sipas “ildot.it”, Manaj është në ‘radarin’ e Cosenzas, ekip që ndodhet në Serie B dhe po lufton për mbijetesë.
Manaj shihet si lojtar i duhur për të ndihmuar në arritjen e objektivit.
Gjithashtu nga Spanja është raportuar se nuk përjashtohet edhe një rikthim tek Albaccete në Kategorinë e Dytë spanjolle.
Rey Manaj, i lindur më 24 shkurt 1997, është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si sulmues i kombëtares shqiptare. /Katror.info