katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    SHBA sot feston Ditën e Pavarësisë
    2 hours ago
    Gërvalla dhe Backes zotohen për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional
    2 hours ago
    Moti sot në Kosovë: Temperatura deri 37°C.
    2 hours ago
    Pishina e Gërmisë hapet më 8 korrik, vonesa “për shkak të thatësisë”
    16 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    NGOM Fest 2025 nis me atmosferë magjike në Kalanë e Prizrenit
    25 minutes ago
    Rendimente të larta në Gjakovë: Fermerët nisin herët fushatën e korrje-shirjeve
    35 minutes ago
    Ndërtesa e Qeverisë vishet me ngjyrat e flamurit amerikan
    40 minutes ago
    KFOR uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Më të fuqishëm së bashku
    49 minutes ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kori ‘Siparantum’ në European Choir Games Aarhus 2025
    1 hour ago
    Kosova – një histori suksesi, nga shtet përfitues në një partner kontribues në Agjencinë Ndërkombëtare për Zhvillim
    13 hours ago
    ‘BTS’ konfirmon rikthimin me album dhe turne botëror
    15 hours ago
    Lewis Capaldi flet për rikthimin emocional në Glastonbury pas një pauze nga muzika
    19 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    2 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    2 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    2 weeks ago
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    E pasur me lëndë ushqyese, dardha ndihmon në shëndetin e lëkurës dhe shëron plagët!
    4 days ago
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    3 weeks ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    3 weeks ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    TTW: Shqipëria drejt destinacionit ultra-luksoz për turistët e elitës
    5 days ago
    40 mijë vizitorë gjatë 5 muajve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë
    1 week ago
    Nju Jorku, qyteti i 700 gjuhëve
    1 week ago
    Gjipe dhe Grama mes plazheve më të bukura të Evropës për 2025
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Rekomandimet e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Parlamentare
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Rekomandimet e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Parlamentare

Last updated: 15/05/2025 8:50 PM
79 Shikime
Shpërndaje

Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Europian (EU EOM) ka prezantuar Raportin final dhe Rekomandimet për Zgjedhjet parlamentare të këtij viti në Kosovë.

Ky Raport vjen pas tre muaj e gjashtë ditësh që u mbajtën Zgjedhjet parlamentare, më 09.02.2025.

Nathalie Loiseau, Shefe e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE, ka thënë se të mërkurën, më 14.05.2025, ka takuar presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë Albin Kurtin dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për t’ia dorëzuar Raportin që kanë përpiluar për Zgjedhjet parlamentare 2025.

Mundesh me e lexu edhe…

Rendimente të larta në Gjakovë: Fermerët nisin herët fushatën e korrje-shirjeve

Loiseau bëri të ditur se kanë vendosur 104 vëzhgues nga 27 vendet anëtare të BE-së në vëzhgimin e Zgjedhjeve parlamentare të Kosovës. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas Loiseau Raporti i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE përmban 19 Rekomandime gjithsej, ndërsa gjashtë prej tyre i konsiderojnë me prioritet.

Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve shpreson se këto Rekomandime do të shërbejnë si bazë për reflektim dhe dialog në mes të të gjitha palëve të përfshira: partive politike, mediave, trupave zgjedhore dhe komuniteteve të ndryshme.

Loiseau ka treguar fillimisht anët pozitive të Zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, pastaj 6 Rekomandimet që i konsiderojnë me prioritet, nga 19 gjithsej që ndodhen në Raportin e tyre. 

Një prej përmirësimeve të qarta në këto Zgjedhje, sipas Loiseau, është aplikimi i regjistrimeve online për votuesit jashtë Kosovës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) Loiseau tha se është marrë me shpejtësi me një numër të konsiderueshëm të rasteve dhe ka shqiptuar gjoba të konsiderueshme për shkelje. 

“Fushata ka qenë dinamike dhe kemi vërejtur një rritje të pluralizmit politik. Por, periudha dinamike e fushatës në njëfarë mënyre u njollos nga retorika e ashpër dhe gjuha nxitëse. Ne kemi vëzhguar raste të ndërhyrjeve të huaja në procesin zgjedhor. Ne kemi marrë po ashtu Raporte për presion mbi votuesit në zonat me shumicë serbe. Ne kemi vërejtur politizim të institucioneve kyçe të përfshira në Zgjedhje. KQZ dështoi fillimisht të certifikojë Listën Serbe për Zgjedhje dhe për të aprovuar financimin e partive me kohë.” – tha Loiseau.

Loiseau kritikoi sjelljen ndaj mediave, të cilat tha se u përballën me sfida dhe pengesa. Ajo përmendi se si disa kandidatë refuzuan të marrin pjesë në debate dhe të përfshihen në media të caktuara.

Loiseau tha se mospërgatitja e mjaftueshme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) çoi në vonesa të mëdha në shpalljen e rezultateve. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Në mënyrë kritike sistemet e IT-së të KQZ-së nuk ishin të disponueshme për një periudhë më të zgjatur të kohës në natën e Zgjedhjeve dhe vonoi publikimin e rezultateve preliminare duke vënë në rrezik besimin e publikut ndaj procesit.” – shtoi Loiseau.

Kritika pati edhe për platformat e partive politike, të cilat Loiseau tha se nuk e kanë adresuar në mënyrë të mjaftueshme pabarazinë gjinore.

“Gratë janë targetuar në mënyrë specifike nga gjuha e urrejtjes.” – tha Loiseau.

6 Rekomandimet me prioritet të Raportit të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së për Zgjedhjet parlamentare 2025 në Kosovë janë: 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Të forcohen garancitë ligjore në lidhje me anëtarësinë dhe sjelljen e zyrtarëve zgjedhorë, për të siguruar paanshmërinë dhe pavarësinë e Administratës zgjedhore;

Të specifikohen më tej përgjegjësitë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sekretariatit të KQZ-së dhe Komisioneve Komunale Zgjedhore për të decentralizuar vendimmarrjen e Administratës zgjedhore aty ku është e përshtatshme dhe për të siguruar që operacionet e saj të jenë efikase dhe me kohë;

Të zhvillohet një auditim gjithëpërfshirës dhe i pavarur i listës së votuesve, duke përfshirë analizën e brendshme të proceseve të regjistrimit dhe testimin statistikor e në terren, në konsultim me palët përkatëse të interesit, për të adresuar shqetësimet mbi saktësinë e tyre dhe për të rritur besimin e publikut;

Të prezantohen përkufizime të qarta ligjore të termave kyçe, përfshirë ato që lidhen me gjuhën nxitëse dhe përkufizimin e “një mbështetësi të subjektit politik” brenda procesit zgjedhor. Të vendosen kritere të qarta për të përcaktuar gjoba proporcionale të zbatueshme për shkeljet e Kodit të Mirësjelljes nga subjektet politike;

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Të emërohen të gjithë anëtarët e KPM-së me kohë dhe përmes një procesi përzgjedhës konkurrues dhe transparent;

Të krijohet një sistem i besueshëm dhe  transparent i menaxhimit të rezultateve me procedura të qarta dhe të verifikueshme, për të siguruar përpunimin e saktë të të dhënave të rezultateve. Të sigurohet qasje e shpejtë në rezultate preliminiare, duke përfshirë të gjitha të dhënat përkatëse si p.sh. pjesëmarrja e votuesve, votat e vlefshme dhe të pavlefshme, si dhe Formularët e rezultateve të skanuara për vendvotim.

“Kam besim se këto Rekomandime do të analizohen me kujdes nga autoritetet relevante dhe palët në Kosovë. Bashkimi Europian mbetet i përkushtuar që të mbështesë rrugëtimin demokratik të Kosovës dhe zbatimi i këtyre Rekomandimeve është një hap i rëndësishëm në atë rrugëtim.” – ka theksuar Loiseau. 

Emilia Hinkkanen, Zyrtare për media nga Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE, njoftoi se diskutimi për Rekomandimet vazhdon të hënën, më 19.05.2025, kur do të organizojnë një tryezë të rrumbullakët për të gjitha palët e përfshira.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kosova ndodhet në ngërç institucional pas Zgjedhjeve të fundit parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Pavarësisht 15 tentimeve për të konstituuar Kuvendin, procesi ka mbetur i bllokuar për shkak se partia që ka dalë e para në Zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e Kryeparlamentares. Ndërsa, partitë që gjatë legjislaturës së kaluar kanë qenë në opozitë nuk po pajtohen për ta votuar të propozuarën e kësaj partie, Albulena Haxhiun.

Në përpjekje për të tejkaluar këtë situatë presidentja Vjosa Osmani takoi liderët e subjekteve parlamentare, më 15 maj.

Në bazë të rezultateve të Zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 42.30% të votave – duke i siguruar 48 mandate në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.95% të votave apo 24 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.27% apo 20 deputetë dhe koalicioni AAK-NISMA 7.06% apo 8 deputetë. Lista Serbe do t’i ketë 9 deputetë. 1 ulëse nga komuniteti serb e ka fituar partia e Nenad Rashiqit. 10 deputetët e tjerë do të jenë nga komunitetet e tjera joshumicë. /Kallxo.com /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:Belajmetop2vezhgimzgjedhjet

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm ‘Topi i Artë’, favoritët dhe surprizat që mund të ndryshojnë gjithçka!
Artikulli i ardhshëm Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

SHBA sot feston Ditën e Pavarësisë

5 Shikime
Lajme

Gërvalla dhe Backes zotohen për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

6 Shikime
Lajme

Moti sot në Kosovë: Temperatura deri 37°C.

5 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?