Reperi Snoop Dogg ka arritur të bëhet sërish viral, këtë herë pasi u transformua si 16-vjeçarja, Wednesday Addams nga seriali hit i Netflix me të njëjtin emër.
Reperi përdor çdo ditë rrjetet sociale dhe kryesisht Instagramin, përmes së cilës ka postuar edhe një video humoristike ku ka photoshopuar fytyrën e tij.
Klipi përmban pamje nga seriali i njohur ku shfaqet Jenna Ortega si vajza adoleshente e Addams, por fytyra e së Wednesday është kthyer, duke përdorur filtra dhe aplikacione të veçanta, në atë të Snoop Dogg.
Ai e postoi klipin dhe në më pak se 24 orë fitoi gati 1 milion pëlqime./Katror.info