Është restauruar sahati 300-vjeçar i Libohovës. Objekti simbol i qytetit jugor, tashmë pritet të afrojë më shumë turistë me vlerat e tij historike.-
Ky sahat është ndërtuar rreth fundit të shekullit të 17-të dhe përbën një ndër objektet e veçanta të trashëgimisë historike dhe kulturore për këtë zone, shkruan euronees.al, transmeton Klankosova.tv.
Ndërhyrja e kryer mundëson restaurimin e kullës së sahatit dhe shmang dëmtimin e saj të mëtejshëm.
Tashmë zona e Libohovës po tërheq një numër në rritje turistësh vendas dhe te huaj dhe sahati i gurtë, do të pasurojë guidën turistike.
Po ashtu zona e Gjirokastrës ka një pasuri të veçantë të objekteve “Monument Kulture” të cilat janë pika tërheqëse të guidës turistike në jug të vendit. /Katror.info
Përgatiti:
