Pas një periudhe të gjatë të mungesës së trajtimit stomatologjik me implante, nga dje ka rifilluar aplikimi i terapisë me implante për pacientët që kanë indikacion rehabilitimin kirurgjik dhe protetikor të padhëmbësisë.
Kështu bëri të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
“Trajtimi i filluar me vendosjen e implanteve në Klinikën e Kirurgjisë Orale do të vazhdojë me rehabilitimin protetikor në Klinikën e Protetikës Stomatologjike të QKSUK-së”, ka njoftuar ShSKUK-ja.
Kjo shënon një arritje të re në ofrimin e shërbimeve më të avancuara që kanë munguar në sistemin publik shëndetësor. /Katror.info